Aktualitet

Në makinë me 7.5 kg kokainë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Bari

Gjatë një aktiviteti të përbashkët, oficerët e Policisë Metropolitane ndaluan për kontroll policie një makinë, e cila drejtohej nga shqiptari i cili shfaqi menjëherë shenja padurimi dhe nervozizmi të pamotivuar. 

15 Shtator 2022, 13:00 Nga d.a.
Në makinë me 7.5 kg kokainë, arrestohet 42-vjeçari
Droga e ndaluar

ITALI-Në orët e vona të mëngjesit të djeshëm në lagjen San Pasquale të Barit Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Metropolitane, arrestuan një 42-vjeçar shqiptar me precedentë të pastër për ndalim për trafik droge. 

Sipas mediave vendase, gjatë një aktiviteti të përbashkët, oficerët e Policisë Metropolitane ndaluan për kontroll policie një makinë, e cila drejtohej nga shqiptari i cili shfaqi menjëherë shenja padurimi dhe nervozizmi të pamotivuar. 

Nga këqyrja, brenda makinës u gjetën shtatë blloqe lënde narkotike me peshë totale 7.5 kilogramë, e cila nga analizat e kryera në Kabinetin Rajonal të Policisë Shkencore rezultoi se ishte kokainë. Lënda u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur nga burri dhe një shumë prej 420 euro.

arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll