Art&Argëtim

Kevin Smith rrëfen detajet e betimit të Ben Affleck për Jennifer Lopez prej 12 faqesh

Ben Affleck shprehu dashurinë e tij për Jennifer Lopez në një fjalim 12 faqesh gjatë ditës së tyre të dasmës në gusht, zbuloi Kevin Smith.

14 Shtator 2022, 19:37 Nga s.s
Kevin Smith rrëfen detajet e betimit të Ben Affleck për Jennifer
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

SHBA- Ben Affleck shprehu dashurinë e tij për Jennifer Lopez në një fjalim 12 faqesh gjatë ditës së tyre të dasmës në gusht, zbuloi Kevin Smith.

"Ai është një nga shkrimtarët e mi të preferuar në planet. Ata të dy i shkruajtën betimet e tyre, por ai shkruajti një fjalim të madh që ia lexoi asaj në dasmë, i cili të lë pa frymë", tha producenti i "Clerks" gjatë një paraqitje të ftuar në episodin e së martës të "The View", raporton pagesix.com.

Smith, 52 vjeç, detajoi se një nga gjërat e tij të preferuara për aktorin e "Batman" është se "ai është fansi i tij më i madh, kështu që ai shkruajti si një fjalim prej 12 faqesh".

“Isha i lumtur për ta. Ata e meritojnë atë. Edhe një robot me zemër të ftohtë do të largohej nga ajo ceremoni si, 'Oh zot, dashuria e vërtetë mund të ndodhë!. Ishte një fund i vërtetë përrallor. Dhe Jennifer Lopez ka shije të pa të metë, i gjithë vendi dukej i mahnitshëm. Lopez dukej fantastike. Të gjithë dukeshin fantastikë", tha ai.

Smith dhe Affleck kanë arritur të krijojnë një miqësi të fortë pasi kanë punuar së bashku në filma të ndryshëm gjatë viteve, duke përfshirë filmat komedi popullore "Clerks II", "Dogma" dhe "Jay and Silent Bob Strike Back".

20 vite pas lidhjes së tyre ata u martuan në rezidencën e Affleck-ut prej 8 milionë dollarësh në Georgia më 20 gusht, një muaj pas arratisjes në Las Vegas .

ben affleck jennifer lopez dasme shba

Sondazh

Poll