Art&Argëtim

GALERI- Kate 'ndan' Meghan Markle, shkon me makinë tjetër në funeralin e mbretëreshës Elisabeth II

Bashkëshortja e Mbretit Charles III shoqëroi Kate Middleton, ndërsa Meghan Markle shkoi me makinë tjetër me Sophie, konteshën e Wessexit.

14 Shtator 2022, 17:58 Nga k.m.
GALERI- Kate 'ndan' Meghan Markle, shkon me makinë tjetër
Kate Middelton dhe Meghan Markle

BRITANI E MADHE- Princesha e re e Uellsit dhe Dukesha e Sussex nuk shkuan bashkë në vendin ku po kryhen homazhe me arkëmortit të mbretëreshës Elisabeth II. Bashkëshortja e Mbretit Charles III shoqëroi Kate Middleton, ndërsa Meghan Markle shkoi me makinë tjetër me Sophie, konteshën e Wessexit.

Nga ana tjetërbashkëshortët e tyre, Princi William dhe Princi Harry qëndruan krah për krah pas babait të tyre Mbretit Charles III për të ndjekur arkivolin në këmbë teksa shkonte për në Westminster Hall. Nuk kaloi pa u vënë re edhe detaje nga look-u i Meghan Markle. Dukesha e Sussex-it kishte veshur një palë vathë me perla, të dhuruara nga mbretëresha e ndjerë. Bizhutë Meghan i veshi ato gjatë fejesës së saj të vetme solo me Mbretëreshën në qershor 2018.

Tashmë turit të fundit të mbretëreshës po i vjen fundi, pasi funerali shtetëror i saj do të bëhet në Westminster Abbey të hënën më 19 shtator.

 

kate middelton meghan markle vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll