Art&Argëtim

FOTO/ Aktorja 19-vjeçare Emily Carey kishte frikë të xhironte skena seksi me aktorin 49-vjeçar

Aktorja Emily Carey nga filmi 'House Of The Dragon' ka pranuar se ndihej në siklet që duhej të filmonte skena seksi me kolegun e saj Paddy Considine, i cili është 30 vite më i madh se ajo. Aktorja 19-vjeçare, e cila luan në prequel të 'Game of Thrones' si Alicent Hightower, ka filmuar skena seksi me aktorin 49-vjeçar që luan Mbretin Viserys Targaryen.

14 Shtator 2022, 19:30 Nga s.s
FOTO/ Aktorja 19-vjeçare Emily Carey kishte frikë të xhironte
Emily Carey

SHBA- Aktorja Emily Carey nga filmi 'House Of The Dragon' ka pranuar se ndihej në siklet që duhej të filmonte skena seksi me kolegun e saj Paddy Considine, i cili është 30 vite më i madh se ajo. Aktorja 19-vjeçare, e cila luan në prequel të 'Game of Thrones' si Alicent Hightower, ka filmuar skena seksi me aktorin 49-vjeçar që luan Mbretin Viserys Targaryen.

Si për rikujtim në serial mbreti ka mbetur i ve, pasi gruaja i ka vdekur në lindje dhe ai lidh një lidhje me Alicent, e cila kujdeset për vajzën e tij, Reyna Targaryen.

Në episodin e fundit, Alicent zgjohet në mes të natës nga shërbëtorja e saj, e cila thotë se Mbreti ka kërkuar praninë e saj dhe në këtë skenë, ajo shihet e shtrirë e palëvizur ndërsa Viserys Targaryen bën seks me të, raporton protothema.gr.

Duke folur për Newsweek, Emily Carey pranoi se ishte në siklet dhe e frikësuar në kohën e xhirimeve, pasi nuk e kishte njohur mjaftueshëm Paddy Considine. “Isha në siklet dhe e frikësuar sepse në atë moment nuk e kisha takuar ende Padin dhe nuk e dija se sa lehtë do ta xhironim skenën. Skena e parë që lexova ishte skena e seksit dhe gjithçka që pashë ishte një burrë 47-vjeçar dhe u shqetësova pak”, tha ajo. Në fakt, aktorja shtoi se pavarësisht shqetësimit dhe ankthit, ajo ngushëllohej nga prania e një personi të njohur në xhirime. 

'House of the Dragon' është një serial që do t'i ofrojë audiencës mundësinë për të parë një epokë të ndryshme të universit të Game of Thrones. Ndodh 300 vite para ngjarjeve të serisë origjinale dhe lidhet përmes shtëpive të shpërndara në peizazhin e Westeros, Starks, Lannisters dhe Targaryens. Prequel-i lidhet me këtë të fundit ndërsa merret me rënien e dinastisë. Asnjë nga personazhet e Game of Thrones nuk do të shfaqet, pasi ngjarjet zhvillohen tetë breza përpara se Targaryen 'Nëna e Dragoit' Daenerys të gjejë tre vezët e vogla të dragoit.

house of the dragon game of thrones emily carey reyna targaryen

Sondazh

Poll