Art&Argëtim

Kourtney Kardashian rrëfen arsyen pse ajo dhe Travis Barker përpjekjet për t’u bërë prindër

Kourtney Kardashian nuk e ka fshehur dëshirën e saj për të pasur një fëmijë me Travis Barker. Por kohët e fundit, të sapomartuarit zbuluan se do të bënin një pauzë në kryerjen e IVF -së, me Kourtney duke shpjeguar se proçesi po ndikonte shumë në trupin e saj.

14 Shtator 2022, 19:18 Nga s.s
Kourtney Kardashian rrëfen arsyen pse ajo dhe Travis Barker përpjekjet
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

SHBA- Kourtney Kardashian nuk e ka fshehur dëshirën e saj për të pasur një fëmijë me Travis Barker. Por kohët e fundit, të sapomartuarit zbuluan se do të bënin një pauzë në kryerjen e IVF -së, me Kourtney duke shpjeguar se proçesi po ndikonte shumë në trupin e saj.

Në një intervistë e cila u zhvillua para dy ditësh për revistën "WSJ" ajo tha: “Ne filluam një proçedurë IVF, por unë ndalova. Ishte shumë. Mora një pushim për t’u fokusuar vetëm në dasmën tonë dhe martesën”, raporton cosmopolitan.com.

IVF zakonisht përdoret nga gratë ose çiftet që po luftojnë për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, dhe përfshin nxjerrjen e vezëve nga vezoret, të cilat më pas fekondohen nga sperma në një laborator, përpara se të transferohen në mitër.

Kourtney thotë se po përgatit trupin e saj për të filluar përsëri proçesin dhe do t'i nënshtrohet një pastrimi për të hequr indet e toksinave për të pasur 'vezë me cilësi më të mirë',  megjithëse, ajo e përshkroi pastrimin si një nga gjërat më "ekstreme" që ka bërë ndonjëherë në jetë.

Kourtney tha se ka qëndruar “pa seks, pa kafeinë, pa alkool, pa sheqer” për pesë ditë.

“Ju i bëni të gjitha këto dhe po pastron toksinat nga indet tuaja. Dhe pastaj shkoni në këtë banjë dhe bëni trajtime çdo ditë për katër orë. Gjithçka është shumë rituale dhe ka një qëllim, dhe është magjepsëse. Unë isha duke e bërë atë kryesisht për të pastruar trupin tim [në përgatitje për të] shpresuar të kem një fëmijë”, tha ajo.

Kourtney është tashmë nëna tre e fëmijëve  Mason Disick, 12 vjeç, Penelope Disick 10 vjeç, dhe Reign Disick, 7 vjeç, të cilët i ka me ish-in e saj Scott Disick. Travis mirëpriti gjithashtu djalin Landon Barker, 18 vjeç, dhe vajzën Alabama Barker, 16 vjeç, me ish-gruan e tij  Shanna Moakler.

kourtney kardashian travis baker shba

Sondazh

Poll