Aktualitet

“S'e them emrin, kam frikë nga hakmarrja”/ Drogë nga Barcelona në Itali, shqiptari kapet me 20 kg lëndë narkotike në Francë

Këtë 1 shtator, shqiptari i paidentifikuar, ndaloi makinën e tij para agjentëve në taksën e Boulou, para të cilëve u shfaq paksa nervoz. Është ora 22:00, policia kufitare ka marrë nën kontroll doganën.

14 Shtator 2022, 19:11 Nga k.m.

 

“S'e them emrin, kam frikë nga hakmarrja”/ Drogë nga
Foto ilustruese

 

FRANCË- Një shtetas me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi u kap me 20 kg lëndë narkotike. Sipas mediave të huaja, shqiptari jetonte në Itali dhe se kishte leje qëndrimi. Këtë 1 shtator, shqiptari i paidentifikuar, ndaloi makinën e tij para agjentëve në taksën e Boulou, para të cilëve u shfaq paksa nervoz. Është ora 22:00, policia kufitare ka marrë nën kontroll doganën.

Letrat e shoferit janë në rregull, por atij i kërkohet të hapë bagazhin. Një erë shumë e dallueshme vjen nga bagazhi sapo hapet dhe zbulohet çfarë po i shkaktonte ankth; 2 thasë përmbajnë më shumë se 20 kg kanabis.

Po duket se shqiptari për asnjë moment nuk iu shmang përgjegjësive të tij dhe pranoi se po transportonte drogën nga Barcelona në Itali në emër të një shqiptari, por nuk e tha nga "frika e hakmarrjes". Pasi të dorëzonte drogën, do të merrte si këmbim shumën prej 5000 €.

 

france arrestohet shqiptari ne france

Sondazh

Poll