Bota

Vendimi i parë i Mbretit Charles: Shkarkon nga puna 100 punonjës të rezidencës 'Clarence'

Letra ka mbërritur tek sekretarët privatë, stafi i ekipit të komunikimit apo stafi i shtëpisë.

14 Shtator 2022, 14:11 Nga A.B
Vendimi i parë i Mbretit Charles: Shkarkon nga puna 100 punonjës
Mbreti Charles

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles III do të vazhdojë të jetojë për momentin në Clarence House, rezidencën e tij të zakonshme por po përgatitet që të zhvendoset në Pallatin Buckingham. 'The Guardian' njofton se ai ka marrë vendimin e parë. Ai do të ndryshojë stafin në Clarence House, pasi siç raportohet dhjetëra punonjës të stafit të rezidencës së Charles kanë marrë njoftimin se do të pushohen së shpejti. Deri në 100 punonjës kanë marrë këtë lajmërim. 

Letra ka mbërritur tek sekretarët privatë, stafi i ekipit të komunikimit apo stafi i shtëpisë. “Të gjithë janë të zemëruar. I gjithë stafi kishte punuar shumë që nga mbrëmja e së enjtes kur mbretëresha vdiq për ta hasur këtë. Njerëzit janë shumë të mërzitur”, tha një burim për gazetën britanike. 

Burimi: The Guardian

mbreti charles iii

Sondazh

Poll