Politike

Zgjidhet me short kandidati i KLP nga pedagogët, Bardhi tërheq emrin e Bjankut

Gazment Bardhi, deputeti i Partisë Demokratike tërhoqi një nga goglat, brenda të cilës ishte emri i Florian Bjankut. Fillimisht Bardhi kërkoi edhe futjen e Maksim Qokut në short.

14 Shtator 2022, 11:05 Nga F.M
Zgjidhet me short kandidati i KLP nga pedagogët, Bardhi tërheq emrin e
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur Florian Bjankun si kandidat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë e Shkollës së Magjistraturës. Procedura e zgjedhjes u bë me short. Lista përbehej nga 4 kandidatë, Arta Mandro, Kreshnik Myftari, Florjan Bjanku dhe Juliana Bylykbashi. Gazment Bardhi, deputeti i Partisë Demokratike tërhoqi një nga goglat, brenda të cilës ishte emri i Florian Bjankut. Fillimisht Bardhi kërkoi edhe futjen e Maksim Qokut në short, por pas argumentit të Bushkës, tërhoqi një nga goglat. Brenda saj ishte emri i Bjankut. 

Pjesë nga replikat:

Klotilda Bushka: Për përzgjedhjen e një anëtari në Këshillin e Lartë të PROKURORISË nga radhët e pedagogëve, e ndërpremë procesin për shkak të përfundimit të sesionit. Kemi disa çështje në rend dite. Një prej tyre, votimi për zgjedhjen e kandidit. E kemi lënë tek raporti në lidhje me kandidatët që kanë kualifikuar dhe ata që janë skualifikuar. Ne si komision diskutojmë nëse kemi një consensus për të kaluar nga lista e të skualifikuarve në atë të kualifikuarve. Më pas caktohet dhe kandidati. Kërkohen 4 vota për secilin votim nga 5 anëtarë që janë. Nëse arrihet votimi kalohet në short. Maksim Qoku është i përjashtuar, ndërsa kandidatët e tjerë janë: Arta Mandro; Kreshnik Myftari; Florjan Bianko dhe Juliana Bylykbashi.

Gazment Bardhi: Jemi njohur gjatë mbledhjes së shkuar por është bërë edhe publik raporti i sekretarit të përgjithshëm. Përjashtimi i Qokut nuk është i mbështetut, neni 134 përcakton kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve dhe kriteret në këtë rast janë parashikuar qartë se duhet të jetë pedagog me kohë të plotë, por jo më pak se 5 vite në fakultetin e drejtësisë. Ndryshe nga rasti i dy kategorive të tjera, ata që vijnë nga shoqëria civile dhe avokatia, ku kërkohet që eksperienca e 5 viteve, të jetë drejt fundit, ky përcaktim ligjor nuk është përcaktuar. Përjashtimi, gjykoj që është i pambështur dhe ky kandidat duhet të kualifikohet

Klotilda Bushka: Të gjithë janë vlerësuar dhe është marrë ky vendim. Kush do ta tërheqë goglën, dikush...po zoti Bardhi. Florjan Bjanku rezulton nga shorti si i zgjedhur anëtar i KLP. Lista do ti shkojë seancës plenare në të cilën do të duhet një votim me shumicë të cilësuar. Nëse kjo shumicë nuk arrihet do të rikthehemi përsëri me një proces shorti në nën komision. Nëse dështon herën e dytë, do të jetë edhe hera e tretë. Në herën e tretë kandidati që del nga shorti edhe nëse nuk merr kuorumin e mjaftueshëm në Parlament do të konsiderohet si i zgjedhur anëtar i KLP.

Kandidati që u përzgjodh me short për t’i kaluar Kuvendit, Florian Bjanku duhet të marrë shumicë të cilësuar në seancën plenare. Nëse jo gjë nuk ndodh, zgjidhet një anëtar tjetër nga nënkomisioni.

florian bjanku gazment bardhi klotilda bushka

Sondazh

Poll