Politike

500 mijë dollarë financim nga Rusia për PD, Tabaku: Luftë politike për të sulmuar një person

Sipas Tabakut, ky është një riciklim i elementëve të vjetër të 2017-s dhe luftë politike për të sulmuar një individ, referuar Lulzim Bashës që drejtonte selinë blu në atë kohë.

14 Shtator 2022, 10:25 Nga F.M
500 mijë dollarë financim nga Rusia për PD, Tabaku: Luftë
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, në lidhje me raportin e inteligjencës amerikane e cila doli në përfundimin se Rusia ka financuar PD me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në një intervistë për “Euronews”, Tabaku u shpreh se nuk është marrë specifikisht me këtë çështje, ndaj dhe nuk mund të japë më shumë informacion. Sipas Tabakut, ky është një riciklim i elementëve të vjetër të 2017-s dhe luftë politike për të sulmuar një individ, referuar Lulzim Bashës që drejtonte selinë blu në atë kohë.

“Unë nuk kam dëgjuar akuza, kam dëgjuar të njëjtin riciklim të elementëve të vjetër të 2017-s dhe nuk dua fare të bëhem pjesë e kësaj baltës dhe luftës politike për të sulmuar një individ apo një individ tjetër. Besoj që drejtësia do flasë për këtë, do flasë për këtë drejtësia këtu dhe jashtë Shqipërisë. Nuk mu duk sikur pashë diçka të re ose një informacion të ri. Është një çështje që unë nuk e kam mbuluar që të jap informacion. Ia lë sistemit të drejtësisë të flasë, ashtu sikundër për çështjen e inceneratorëve,”- theksoi ai.

Çfarë ndodhi sot?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.

jorida tabaku lobingu rus ne shqiperi rusia financon pd

Sondazh

Poll