Bota

Ndërron jetë aktorja e njohur greke Irene Papas

Talenti i saj unik dhe interpretimet e shkëlqyera në tragjeditë antike si "Medea" dhe "Elektra" e bënë atë shumë shpejt të famshme. 

14 Shtator 2022, 10:22 Nga A.B
Ndërron jetë aktorja e njohur greke Irene Papas
Irene Papas

GREQI- Aktorja ikonë Irene Papas është ndarë nga jeta në moshën 96 -vjeçare. Në karrierën e saj, ajo trajtoi role të rëndësishme femërore në teatër dhe kinema, duke mishëruar plotësisht fuqinë e tragjedisë antike. Irini Papa (emri i vërtetë i së cilës ishte Irini Lelekou), lindi më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Corinthia ku ajo kaloi fëmijërinë e saj. 

Prindërit e saj ishin mësues dhe ajo kishte tre motra. Adoleshencën e kaloi në Athinë duke ndjekur kurse aktrimi në Shkollën Kombëtare të Teatrit Klasik. Në moshën 15-vjeçare ajo mori rrugën artistike, pasi punoi si producente radiofonike, këngëtare dhe kërcimtare. Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me shkrimtarin Alki Papa dhe megjithëse martesa e tyre nuk zgjati shumë, aktorja mbajti mbiemrin me të cilin u bë e njohur në mbarë botën.

Talenti i saj unik dhe interpretimet e shkëlqyera në tragjeditë antike si "Medea" dhe "Elektra" e bënë atë shumë shpejt të famshme. 

Ndërron jetë aktorja e njohur greke Irene Papas

Mediat aludojnë se origjina e të atit të aktores është nga Shqipëria. Shumë media kanë ndarë një sekuencë nga xhirimet e filmit legjendar “Odissea” të vitit 1968, kur në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit. Në një moment njëri prej tyre i pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

-“Është gjuha e nënës”!

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – i pyet gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

irene papas

Sondazh

Poll