Bota

Aeroporti Heathrow njofton ndërprerjen e fluturimeve në nder të Mbretëreshës Elizabeth II

Aeroporti Heathrow thotë se disa fluturime do të ndërpriten sot për të siguruar heshtje mbi Londrën qendrore ndërsa arkivoli i Mbretëreshës do të zhvendoset në Westminster Hall.

14 Shtator 2022, 10:40 Nga s.s
Aeroporti Heathrow njofton ndërprerjen e fluturimeve në nder të
Aeroporti Heathrow

BRITANI- Aeroporti Heathrow thotë se disa fluturime do të ndërpriten sot për të siguruar heshtje mbi Londrën qendrore ndërsa arkivoli i Mbretëreshës do të zhvendoset në Westminster Hall.

Kjo mund të nënkuptojë se disa anulime ose fluturime do të riplanifikohen. Ndryshime të tjera priten në ditën e varrimit, ndërsa më shumë detaje priten në ditët në vijim, raporton BBC.

Një zëdhënës i Heathrow tha: "Në respekt për periudhën e zisë pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, Heathrow do të bëjë ndryshimet e duhura në operacionin tonë. Disa fluturime ndërmjet orës 13:50 - 15:40 [të mërkurën] më 14 shtator, do të ndërpriten për të siguruar heshtje mbi Londrën qendrore ndërsa procesioni ceremonial lëviz nga Pallati Buckingham në Westminster Hall".

Pasagjerët do të njoftohen drejtpërdrejt nga linjat ajrore të tyre për çdo ndryshim në fluturime.

aeroport heathrow vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll