Bota

Pretendon se është djali i Mbretit Charles, 56-vjeçari: Kur emëroi William Princ për mua ishte 'goditje'

Testi i ADN-së mund të jetë më afër se sa pritej, pasi ekipet e tij ligjore thonë se nuk shohin "asnjë arsye" pse Dorante-Day duhet t'i refuzohet ky test.

14 Shtator 2022, 09:37 Nga A.B
Pretendon se është djali i Mbretit Charles, 56-vjeçari: Kur
Simon Dorante-Day dhe Mbreti Charles

MBRETËRI E BASHKUAR- Një burrë pretendon se është 'djali i fshehtë' i Mbretit Charles III. Ai po kërkon edhe një herë që të bëhet testi i ADN-së në mënyrë që të vërtetohet se ai është djali i Charles. 'Dailystar.co.uk' raporton se 56-vjeçari, Simon Dorante-Day, ka bërë disa herë pretendime se ishte djali i mbretit Charles III dhe Camilla Parker Bowles.

56-vjeçari ka thënë se ka diskutuar me figura të larta juridike rrugët që ai ka për të ngritur padi kundër Mbretit dhe Camillës.

Testi i ADN-së mund të jetë më afër se sa pritej, pasi ekipet e tij ligjore thonë se nuk shohin "asnjë arsye" pse Dorante-Day duhet t'i refuzohet ky test.

Për Neës7, Dorante-Day tha: "Ka pasur një diskutim midis një gjyqtari, avokatit dhe meje në lidhje me pozitën ligjore të Charles dhe nëse monarku mbrohet nga ligji ose është mbi ligjin. Dhe përgjigja për këtë ishte jo, ata më thanë se ne nuk shohim ndonjë arsye pse ai është. Dhe së dyti, Camilla dhe familja e saj sigurisht nuk janë mbi ligjin. Pra, ai argument tashmë është zgjidhur. Shumë njerëz ishin të shqetësuar se kur Charles u ngrit si monark, kjo do të dëmtonte çështjen time. Por kjo nuk do të sjellë ndonjë ndryshim ligjërisht, ajo ende po ecën përpara në të njëjtën mënyrë."

Dorante-Day e ka bërë të qartë se ai do të kthehet në gjykatë dhe ka bërë të qartë se nuk do të ndalet në asgjë për të marrë një test të ADN-së që mund të vërtetojë lidhjen e tij me Mbretin e Anglisë.

56-vjeçari shtoi: “Është e vështirë të shohësh Charles që emëron William si Princ i Uellsit. Për mua është një goditjeje në fytyrë. Nuk dua të ndihem kështu, por po. Thjesht mendoj, më e pakta që mund të bëjë Charles është të më japë një përgjigje. Ku është testi im i ADN-së? Nëse nuk je babai im, atëherë provo që nuk je.'

simon dorante-day mbreti charles

Sondazh

Poll