Bota

Shpërthim në një shtëpi në Klinë, policia gjen brenda një trup të pajetë, nisin hetimet

Policia njofton se trupi i pajetë i personit të gjetur brenda në shtëpi është dërguar në morgun e qytetit ku pritet ti bëhet autopsia për të konfirmuar shkakun e vdekjes.

14 Shtator 2022, 09:51 Nga d.a.
Shpërthim në një shtëpi në Klinë, policia gjen
foto ilsutruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur gjatë mbrëmjes në një shtëpi në Klinë ku brenda saj është gjetur një person i pajetë.

Policia njofton se trupi i pajetë i personit të gjetur brenda në shtëpi është dërguar në morgun e qytetit ku pritet ti bëhet autopsia për të konfirmuar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë që nga grupi hetimor kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes ku rasti do të trajtohet si "hetimi i vdekjes"

"HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë  relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion."- thuhet në njoftimin e policisë.

shperthim ne kline një i vdekur në kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll