Bota

William dhe Harry do të ecin së bashku pas arkivolit të Mbretëreshës në Westminster Hall

Vëllezërit, së bashku me Mbretin, do të ndjekin arkivolin në këmbë nga Pallati Buckingham në Westminster Hall, ku do të kryehen homazhet e rastit. Tre vëllezërit e motrat e Mbretit, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard, gjithashtu do të ecin në procesion.

14 Shtator 2022, 09:44 Nga d.a.
William dhe Harry do të ecin së bashku pas arkivolit të
Princ William dhe princ Harry

BRITANI- Princi William dhe vëllai i tij Princi Harry do të ecin së bashku pas arkivolit të Mbretëreshës në një procesion që do të mbahet sot në Londër.

Sipas BBC, vëllezërit, së bashku me Mbretin, do të ndjekin arkivolin në këmbë nga Pallati Buckingham në Westminster Hall, ku do të kryehen homazhet e rastit. Tre vëllezërit e motrat e Mbretit, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard, gjithashtu do të ecin në procesion.

Procesioni do të largohet nga pallati në orën 14:22 dhe pritet të mbërrijë në Westminster Hall në orën 15:00. Një shërbim që zgjat rreth 20 minuta më pas do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t.

Camilla, bashkëshortja e Mbretëreshës dhe Catherine, Princesha e Uellsit, do të udhëtojnë me makinë, si dhe Sophie, kontesha e Wessex dhe Meghan, Dukesha e Sussex.

Gjeneral Major Christopher Ghika, oficer komandues për procesionin në Westminster Hall, tha se parada do të përfshijë 800 deri në 1,000 anëtarë të forcave të armatosura.

"Është një detyrë shumë e trishtueshme, por është një privilegj unik të marrësh pjesë në detyrën e fundit të forcave të armatosura ndaj mbretëreshës sonë. Për sa i përket imazheve ndjellëse të Mbretëreshës duke lënë për herë të fundit Pallatin Buckingham, kjo do të jetë një pasdite shumë e veçantë”.-tha ai.

Njerëzit tashmë kanë filluar të mbajnë radhë për të marrë pjesë në homazhet r Mbretëreshës në Westminster Hall të cilat do të fillojnë në orën 17:00 të mërkurën dhe përfundojnë në 06:30 të hënën, në mëngjesin e funeralit të Mbretëreshës. Udhëzimi i qeverisë thotë se radha pritet të jetë shumë e gjatë, me njerëz që qëndrojnë në këmbë për "shumë orë, ndoshta gjatë natës" dhe me shumë pak mundësi për t'u ulur.

princ william princ harry vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll