Bota

Prokuroria kërkoi 35 vite burg, mbrojtja do të japë sot argumentet përfundimtare për Salih Mustafën

Ndërkohë që ditën e sotme pritet që të mbahet seanca e rradhës ku do të jetë pala mbrojtëse e Mustafës si dhe ajo e viktimave, të cilët do të japin argumentet e tyre përmbyllëse.

14 Shtator 2022, 09:12 Nga d.a.
Prokuroria kërkoi 35 vite burg, mbrojtja do të japë sot
Salih Mustafa

KOSOVË- Të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, Prokuroria dha argumentet përmbyllëse për gjykimi e ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa për të cilin kërkoi 35 vite burg.

Ndërkohë që ditën e sotme pritet që të mbahet seanca e rradhës ku do të jetë pala mbrojtëse e Mustafës si dhe ajo e viktimave, të cilët do të japin argumentet e tyre përmbyllëse.

Në ditën e parë të paraqitjes së fjalës përfundimtare të organit të akuzës dhe mbrojtjes, prokurori Cezary Michalczuk tha se Mustafa duhet të dënohet për disa vepra të rënda penale. Ai tha se ish komandanti i UÇK-së, duhet të dënohet për ndalim arbitrar, 10 vjet burg, për trajtim mizor 20 vjet burg, për torturë 25 vjet burg dhe vrasje 33 vjet  burg.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare ndërsa dhënia e deklaratave përmbyllëse është paraparë të bëhet në periudhën nga 13 deri më 15 shtator 2022 dhe më 16 shtator si ditë rezervë.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

salih mustafa kosova ne hage cezary michalczuk

Sondazh

Poll