Bota

Kriza energjitike, von der Leyen prezanton sot masat për uljen e konsumit dhe kontributin e kompanive

Von der Leyen është thirrur të japë përgjigje për reagimin e vonuar evropiane, por edhe të përshkruajë nismat evropiane që do të ndërmerren tani e tutje. Në fakt, presidenca çeke ka emëruar tashmë një Këshill të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të BE-së në datën 30 të muajit, për të marrë vendimet përkatëse, pas mbledhjes së të premtes së kaluar, ku u shënuan konvergjenca dhe divergjenca.

14 Shtator 2022, 09:01 Nga d.a.
Kriza energjitike, von der Leyen prezanton sot masat për uljen e konsumit
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Me Evropën të zhytur në një krizë energjetike dhe qytetarët e vendeve anëtare në ankth për ditët e dimrit në vijim, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të përshkruajë sot nga Strasburgu opsionet e Komisionit për ndërhyrjen më drastike, të përbashkët në tregun e energjisë, në një përpjekje për të të reduktojë konsumin, por edhe të mbështesë konsumatorët.

Von der Leyen është thirrur të japë përgjigje për reagimin e vonuar evropiane, por edhe të përshkruajë nismat evropiane që do të ndërmerren tani e tutje. Në fakt, presidenca çeke ka emëruar tashmë një Këshill të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të BE-së në datën 30 të muajit, për të marrë vendimet përkatëse, pas mbledhjes së të premtes së kaluar, ku u shënuan konvergjenca dhe divergjenca. Samiti urgjent ishte i nevojshëm, duke qenë se nuk kishte një Samit të Liderëve të planifikuar menjëherë dhe evropianët nuk mund të prisnin deri në fund të tetorit.

Von der Leyen pritet të propozojë një "kontribut solidariteti" për prodhuesit e energjisë elektrike që nuk përdorin gaz natyror, por erë, diell, energji gjeotermale, mbetje, energji bërthamore, linjit, naftë dhe lloje të caktuara hidroenergjetike dhe biomasa. Vendet e BE-së do të jenë në gjendje të mbledhin këtë taksë dhe të rishpërndajnë fondet tek konsumatorët.

Megjithatë, von der Leyen është në favor të masave të detyrueshme të konsumit të energjisë elektrike, gjë që po shkakton reagime brenda Bashkimit, pasi shumë shtete anëtare kërkojnë të kenë masa më vullnetare dhe planifikime të bëhen në nivel kombëtar. Komisioni do të vendosë në tavolinë një ulje të konsumit në baza të detyrueshme nga shtetet me 5% dhe në baza vullnetare me 10%, ndërsa do të synojë uljen e konsumit edhe në baza ditore, veçanërisht në orët jo pikut.

Pala greke po monitoron zhvillimet evropiane dhe antenat e qeverisë do të fokusohen në fjalimin e sotëm të von der Leyen. Në fund të fundit, ndërhyrjet europiane do të përcaktojnë në masë të madhe edhe modelin e subvencionimit për gazin natyror, i cili pritet të ketë karakteristika përshkallëzuese, siç do të ndodhë me energjinë elektrike.

ursula von der leyen kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll