13 Shtator 2022, 22:20
Nga I.A
Dritan Zagani
FIER- Pak muaj pas asaj ngjarjeje, goditja e radhës vjen për krahun e Selami Hasanit. Në 12 gusht të vitit 2002 në Tiranë ekzekutohet Pirro Koçiu, i cili i kishte shpëtuar atentatit në Spanjë ku u vra Pajtim Yzeiri. Ai u ekzekutua pranë një pallati në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.
“Krimi organizuar në Fier është shumë zyrtar, shumë perfekt. Dhe atje është shumë vështirë të plasi, por atje po plasi nuk do ketë fund, por për të plasur është shumë vështirë”, u shpreh Dritan Zagani, ish-shef i antidrogës në Fier.
Rreth 30 metër larg trupit të pajetë të Koçiut u gjet një pistoletë. Referuar akt-ekspertimit, në krëhërin e pistoletës u gjet një gjurmë e pjesshme që përputhej me gishtin e madh të dorës së Arben Isufajt. Por, prova u rrëzua me argumentimin se ishte marrë në kundërshtim me ligjin dhe ishte e pamjaftueshme për identifikim të plotë. Disa ekspertime të tjera kanë arritur në të njëjtin konkluzion. Çështja shkoi deri në gjykatën e lartë ku u pushua.
“Fierakët përpiqen që së pari, para se të mbyllin konfliktin me kundërshtarin, përpiqen të mbyllin letrat me shtetin, në Fier e kanë të qartë, shteti duhet mbajtur larg”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.
“Ky forum i frikshëm financave të krimit mund të çojë edhe në ngjarje të rënda, e kam fjalën që nëse ata ndajnë hesapet mes tyre mundet që ky lloj pushteti ekonomik ti bëjë arrogant ti trimërojë për të vepruar edhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve”, u shpreh deputeti i PS, Petro Koçi.
Policia e Shtetit tentoi ta rihapë dosjen e Ben Qimes edhe në dhjetor të vitit 2007 kur dërgoi në Britani për ekspertim shenjën e gjetur në krehërin e pistoletës. Konkluzioni ishte i njëjtë me ekspertizën fillestare, por sërish prova u rrëzua. Gjykata konkludoi se nuk mund të merrej parasysh një provë që ishte rrëzuar në të trija shkallët e sistemit gjyqësor.
“Është për tu çuditur dhe e kemi evidentuar që me ardhjen e qeverisë re në 2005 nisi një fushatë për goditjen e bandave që vinin edhe nga ’97 a, Në Fier nuk u arrestua askush, asnjë organizatë nuk u evidentua, kjo bëri të dyshohej se ishte mbështetje e momentit, nga qeveria por edhe në 2013 ndodhi e njëjta gjë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
“Ndiqni një fushatë elektorale në Fier dhe përgjegjësin e fushatës të gjithë krahëve, e kam për politikën në tërësi jo partitë, do shihni ku shkon, ku ha, ku fle përfaqësuesi i X apo Y partie, bëni një analizë e do shikoni si janë ndarë politika dhe krimi në Fier”, u shpreh shefi antidrogës në Fier, Dritan Zagani.
Marrë nga Top Channel
dritan zagani bandat e fierit selami hasani
Aktualitet
13 Shtator 2022, 22:19
k.m.
Foto ilustruese
Në fillim të vitit 1998, Ben Qimja rikthehet në Fier si emër i rëndësishëm.
Ai kishte kapacitetet p&eum...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 22:15
k.m.
Foto ilustruese
Ajo që e bën Fierin një prej qyteteve me grupet më të sofistikuara, është lidhja e këtyre familjev...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 22:16
I.A
Dokumenti
FIER- Ai ishte shpallur në kërkim për trafikimin e 173 kilogramëve kanabis. Lënda narkotike u bllokua në ambul...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 22:03
k.m.
Artan Hoxha
KUITO- Gazetari investigativ Artan Hoxha ndodhet në Ekuador, ku po heton lidhur me grupet kriminale shqiptare që operojnë në...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 21:51
e.k
Qyteti i Fierit
TIRANË- Po aq i rëndësishëm është ky lokalitet edhe për krimin e organizuar. Qytetin, e karakterizo...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 21:51
I.A
Selami Hasani
FIER- Krerët e familjeve mafioze në Fier njihen si pronarë biznesesh dhe kompanish që fitojnë thuajse 100 % t&e...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 21:53
k.m.
Foto ilustruese
Pista kryesore ku u përqendrua grupi hetimor ishte konflikti i hapur që viktima kishte me Arben Isufajn, kreun e një prej fa...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 21:50
k.m.
Sel Çami
Inside Story zbulon sot grupet e fuqishme që kanë komandën në Fier dhe hasmëritë e ashpra mes disa familjeve....
Aktualitet
13 Shtator 2022, 21:36
k.m.
Svetlana Timofeeva
RUSI- Miqtë e ruses së arrestuar në Shqipëri, Svetlana Timofeeva kanë mbledhur 5000 euro për të pagu...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 21:27
e.k
Armët e sekuestruara nga Policia
SHKODËR- Tre persona janë vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës pasi gjuanin shpen...