Aktualitet

Dosja e MASAKRËS që tronditi Fierin, si u vra krahu i djathtë i “Ben Qimes”, dekonspirimi i aksioneve për arrestimin e vrasësve

Ngjarja nuk u zbardh kurrë. Pjesëtarët e grupit të tij nuk mund të ishin të sigurt as jashtë kufijve. Në vitin 2001, ekzekutohet në Spanjë Pajtim Yzeiri.

13 Shtator 2022, 22:19 Nga k.m.
Dosja e MASAKRËS që tronditi Fierin, si u vra krahu i djathtë i
Foto ilustruese

Në fillim të vitit 1998, Ben Qimja rikthehet në Fier si emër i rëndësishëm.

Ai kishte kapacitetet për tu përballur me grupin e të paprekshmit “Sel Çami”. Në vitin 1998, në qendër të qytetit të Fierit ekzekutohet teksa udhëtonte me makinë vëllanë e tij Vladimir Hasani.

Viktima ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Enver Isufit në vitin 1994. Ngjarja nuk u zbardh kurrë. Pjesëtarët e grupit të tij nuk mund të ishin të sigurt as jashtë kufijve. Në vitin 2001, ekzekutohet në Spanjë Pajtim Yzeiri. Mendohet se ky shtetas ishte i përfshirë në vrasjen e babait të Ben Qimes në vitin 1994.

“Unë duke ndjekur në Fier histori apo konflikte që kanë zgjatur me dekada kam kuptuar që veprojnë Ndryshe, kanë mënyrë më fine, mos bien shumë në sy por edhe mos humbasin hierarkinë”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Në atë kohë dyshimet për vrasjen në Spanjë u drejtuan tek Julian Isufaj, djali i xhaxhait të Ben Qimes. Disa muaj pas ngjarjes së Spanjës, Julian Isufaj do të ishte viktimë e një atentati brutal në qendër të Fierit.

Në 25 Mars të vitit 2002, ai kishte ndalur mjetin pranë sheshit të njohur “valuta”. Paralel qëndron një veturë nga ku zbret një person që hap zjarr me kallashnikov. Isufaj ndërron jetë në vend. Aksidentalisht vritet edhe kambisti Esat Tare ndërsa mbetet i plagosur një kalimtar rasti dhe Bledar Kastrati, që shoqëronte Isufajn.

Referuar dosjes hetimore, dëshmitarët identifikuan si autor Selami Hasanin, Pëllumb Yzeirajn dhe Kujtim Hasanbashën. Dëshmia kyç ishte ajo e Bledar Kastrati./TopChannel

bandat e fierit

Sondazh

Poll