Art&Argëtim

Video VIRALE- Kim 'përbuzet' nga Anna Wintour, e pret duke buzëqeshur, kryeredaktorja nuk i afrohet

Kardashian e dallon Wintour-in nga e gjithë pasarela dhe i thotë "Përshëndetje" teksa e përshëndet me energji ikonën e modës.

13 Shtator 2022, 10:05 Nga A.B
Video VIRALE- Kim 'përbuzet' nga Anna Wintour, e pret duke
Kim Kardashian

SHBA- Një video virale nga shfaqja Fendi Pranverë 2023 gjatë Javës së Modës në Nju Jork ka bërë që disa persona të besojnë se themeluesja e Skims, Kim Kardashian të jetë "përbuzur" nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.

Në video, Kim dhe ylli i "Sex and the City" Sarah Jessica Parker qëndrojnë krah për krah në rreshtin e parë, duke duartrokitur për finalen e shfaqjes. Kardashian e dallon Wintour-in nga e gjithë pasarela dhe i thotë "Përshëndetje" teksa e përshëndet me energji ikonën e modës.

Wintour u afrohet atyre dhe së pari përqafon Parkerin ndërsa Kardashian buzëqesh dhe rri në pritje. Përdoruesit e TikTok që atëherë e kanë parë klipin më shumë se 4.3 milionë herë.

"Kim është një askush tjetër pranë SJP-së ikonë," tha një komentues.

Burimi: New York Post

video virale kim kardashian anna wintour

Sondazh

Poll