Politike

Në restorantin luksoz që ka ‘çmendur’ VIP-at, Gent Cakaj kapet mat me Baton Haxhiun (Video)

15 Gusht 2019, 07:18 Nga DOSJA
Në restorantin luksoz që ka ‘çmendur’ VIP-at, Gent

TIRANË– Gent Cakaj, ministri në detyrë për punët e jashtme është kapur mat teksa konsumon një drekë në restorantin luksoz. I shoqëruar nga analisti Baton Haxhiu, ministri më i lexuar i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur restorantin “Nusret Steakhouse”, për të drekuar.

Dyshja janë filmuar nga një person që e ka dërguar videon në inboxin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Baton Stanishiqi dhe çiraku i tij, sugari bis i Edvinit, Cakaj sot ne Stamboll tek Nusreti!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor! Shpresoj t’ia keni kaluar mire. Me sollen 2 video te shkurtra, ku jane Baton Haxhiu me Gent Caken ne Stamboll. Vendndodhjen ma shpjeguan si lokali i Nusretit te famshem, ku vjen fatura 1000 euro. Videot jane bere sot.,”– shkruan Berisha në statusin e tij.

Nusret është guzhinieri që ka ‘çmendur’ VIP-at në të gjithë botën. Të pasur e miliarderë shkojnë në restorantet e tij vetëm për të parë mënyrën se si ua serviz mishin  dhe se si e hedh kripën, gjë për të cilën u bë dhe i famshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baton haxhiu gent cakaj kuzhinieri nusret nusret steakhouse nusreti baton haxhiu gent cakaj kuzhinieri nusret nusret steakhouse nusreti

Sondazh

Poll