Politike

Aksioni anti-informalitet, Denaj: Gjykatat po na pengojnë, zhbllokojnë bizneset në shkelje

15 Gusht 2019, 05:41 Nga DOSJA
Aksioni anti-informalitet, Denaj: Gjykatat po na pengojnë, zhbllokojnë

Ministrja e Financave, Anila Denaj sulmoi gjykatat se po pengojnë luftën kundër informalitetit duke zhbllokuar bizneset e kapura në shkelje të përsëritur të ligjeve tatimore.

Zonja Denaj u bëri thirrje gjykatësve që t’i përmbahen ligjit dhe u zotua se Qeveria nuk do të tërhiqet nga ndëshkimi i bizneseve që shkelin ligjin.

Gjykatësit i ftoj të lexojnë ligjin dhe të lexojnë argumentat që jep administrata tatimore për bizneset e bllokuara. Nëse administrata e ka gabim, sigurisht le t’i lirojnë, por nëse bllokimet janë me fakte atëherë u them këtyre gjykatësve të mendohen mirë para se të japin vendime”, u shpreh Denaj.

Ministrja e Financave u ka bërë thirrje bizneseve që të zbatojnë ligjin, pasi sipas saj qëllimi i qeverisë nuk është ndëshkimi i tyre, por vendosja e rregullave të barabarta në treg. Për këtë arsye tatimet do të vazhdojnë kontrollet në të gjithë vendin.

Të gjithë do të kontrollohen. Ne do të vazhdojmë me planin tonë operacional”, tha Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e Tatimeve.

Ndërkohë shumë shpejt Qeveria pritet të miratojë një paketë të re ligjore, e cila përshkallëzon gjobat dhe ndëshkimet e tjera administrative ndaj bizneseve të cilat kryejnë evazion apo aktivitet informal.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet anila denaj biznese ne shkelje deina ibrahimaj gjykatat bllojone anti informalitetin aksioni anti-informalitet anila denaj biznese ne shkelje deina ibrahimaj gjykatat bllojone anti informalitetin

Sondazh

Poll