Politike

A keni fituar diçka nga marrëveshjet me Ramën? Përgjigjet Alibeaj: Fitorja jonë interesi publik! Do kërkojmë referendum

Alibeaj foli jashtë Kuvendit pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale. Ai tha se opozita do të bëjë gjithçka për të pasur një reformë të drejtë territoriale dhe që afron shërbimet tek qytetarët.

13 Shtator 2022, 15:06 Nga e.k
A keni fituar diçka nga marrëveshjet me
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se nuk mund të ketë fitore më të madhe për opozitën se interesi publik teksa u pyet nga gazetarët nëse opozita ka fituar diçka nga marrëveshjet me Ramën.

Alibeaj foli jashtë Kuvendit pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale. Ai tha se opozita do të bëjë gjithçka për të pasur një reformë të drejtë territoriale dhe që afron shërbimet tek qytetarët.

Enkelejd Alibeaj: Këto nuk janë reforma partiake por reforma që u duhet njerëzve. Është krijuar një ngërç në pushtetin lokal. A krijohen mundësi që mos të falimentojnë bashki, që shërbimet të shkojnë tek qytetarët, ky duhet të ishte qëndrimi që ne duhet të prisnim. Jemi në fund të konludimit të draftit që nuk do jetë një hartë me vija, fokusi decentralizimi, marrja e saj nga qendra për ta çuar ne baze.

Pyetje: Pak muaj më parë thatë se votuat anëetarët e vetingut që të merrni reformën territoriale a ju gënjeu Rama?

Enkelejd Alibeaj: Ne kishim si kërkesë tonë reformën territoriale dhe zgjedhorja, siç ka qenë traditë në Shqipëeri është bërë gjith,onë mes palëve. Ne do t'i eksplorojmë të gjitha mundësitë. Ne do të kemi një reformë që do të adresojë të gjitha defektet.

Pyetje: Përveç zgjatjes së mandateve të vettingut që keni votuar me mazhorancë. A keni fituar diçka nga marrëveshjet me Ramën? 

Enkelejd Alibeaj: Reforma të tilla kaq të mëdhaja janë akte dhe qëndrime që një parti politike duhet t'i ketë jo vetëm si sfidë ndaj kundërshtarit. Ne duhet të largojmë interesat tona të vogla. Tek presidenti, ne e sqaruam se do marrim pjesë në proçes për të mos vazhduar traditën e shmangies. Në rastin e reformës territoriale është një reformë që u duhet qytetarëve. Opozita duhet t'u tregojë shqiptarëve që jemi këtu për ta.

Puetje: A keni betejë të fituar?

Enkelejd Alibeaj: A ka fitore më të madhe se interesi publik. Po e bëjmë ne.

Pyetje: A keni pasur garanci nga ndërkombëtarët për këto reforma që mazhoranca të mos abuzojë me këto reforma?

Enkelejd Alibeaj: Ne po bëjmë propozimin tonë. Do shihni që ne do të bëjmë të mundur të tregojmë produktin tonë. Unë nuk i futem se çfarë thotë pala tjetër, ne kemi detyrimin që punën tonë ta çojmë deri në fund. Reforma territorial është kërkesë e qytetarëve. Jemi në kohën ku jemi në momentin e fundit të përpunimit të daljes së ofertës tonë. Do të bëjmë të mundur së pari me publikun se cili është produkti ynë sigurisht do kemi konsultime dhe me partnerët ndërkombëtarë. I bëj thirrje asaj që është nevoja e publikut shqiptar. Kemi detyrimin që pjesën tonë ta bëjmë deri në fund

Pyetje: Avokati i Popullit, do çoni një kandidat?

Enkelejd Alibeaj: Jam këtu për të folur për reformën territoriale. Sa i përket presidentit ju ishit prezent në takim

Pyetje: Për avokatin e Populli? 

Enkelejd Alibeaj: Interesi publik është interesi jonë.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll