Politike

VD-Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Noka kërkon të dijë nëse Qeveria ka informacion për zhdukjen e Ervis Martinajt.

13 Shtator 2022, 13:54 Nga A.B
VD-Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka kërkoi të dijë se nëse Qeveria ka informacion për çështjen e Ervis Martinajt. Gjatë komisionit të Sigurisë, Noka tha se si ka mundësi që askush nuk e di a është gjallë ky person apo është vrarë. 

'Eshtë zhdukur një person dhe askush nuk di gjë, a është zhdukur a është këtu. Askush nuk zbulon e parandalon, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. A ka informacion apo jo Qeveria? Qarkullojnë lloj lloj thashethemesh, nuk e gjeti shteti por hasmi. '- u shpreh Noka, duke vijuar: Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

 

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojeravë të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 8 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. 

flamur noka komisioni i sigurise ervis martinaj

Sondazh

Poll