Politike

VD-E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

Ky takim vjen surprizë dhe nuk ishte paralajmëruar më herët. Nuk dihet ende se cilat janë temat që po diskutohen në tavolinën e Kryeministrit Rama e Kurtit. 

13 Shtator 2022, 14:27 Nga F.M
VD-E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me
Edi Rama dhe Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Vilës 30. Kryeministri i Kosovës zhvilloi këtë mëngjes një mbledhje me kabinetin e tij dhe në orën 09:00 doli në një prononcim për mediat, të cilin e la në mes. 

Siç duket, më pas, është nisur me urgjencë drejt Tiranës për tu takuar me Ramën. Ky takim vjen surprizë dhe nuk ishte paralajmëruar më herët. Nuk dihet ende se cilat janë temat që po diskutohen në tavolinën e Kryeministrit Rama e Kurtit. 

VD-E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me
Albin Kurti në Tiranë

Ky takim mes dy liderëve vjen pas Samitit të mbajtur në Beograd për Ballkanin e Hapur dhe në një çast që Shqipëria është në 'qendër' të sulmeve iraniane. 

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll