Aktualitet

Aksident i frikshëm në Brazil, shkëputet reklama gjigante, ndërrojnë jetë pesë persona

Në mesin e viktimave janë dy vajza të moshës 13 dhe 16 vjeçe. Nëntë persona kanë mbetur të plagosur gjithashtu si pasojë e aksidentit të rëndë.

13 Shtator 2022, 09:45 Nga F.M
Aksident i frikshëm në Brazil, shkëputet reklama gjigante,
Aksident në Brazil

BRAZIL- Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Brazil. Mediat shkruajnë se reklama gjigante e një ndërtese u shemb dhe përfundoi mbi kokat e personave që po ndiqnin nga afër paradën paradën që shënonte 94-vjetorin e qytetit Alianca në verilindje të Brazilit.

Në mesin e viktimave janë dy vajza të moshës 13 dhe 16 vjeçe. Nëntë persona kanë mbetur të plagosur gjithashtu si pasojë e aksidentit të rëndë.

Kordinatori i mbrojtjes civile në Alianca, Armando Freitas, tha për mediat braziliane se hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e këputjes së reklamës. Gjithsesi, nga ajo që thuhet nga autoritetet bëhet fjalë për një aksident dhe jo një sulm të organizuar.  

aksident ne brazil

Sondazh

Poll