Aktualitet

'Poseidon'/ 'BILD' tregon si u arrestua 'baroni i drogës' në Hamburg, shqiptari po vëzhgohej

Kadri Gjoci, të cilin e specifikojnë si 'baroni i drogës' nuk ia kishte idenë se hetuesit kishin kohë që dinin çdo lëvizje të tij dhe po e ruanin. 

13 Shtator 2022, 08:21 Nga A.B
'Poseidon'/ 'BILD' tregon si u arrestua 'baroni i
Policia

GJERMANI- Media gjermane 'BILD' i ka kushtuar një artikull sasisë së drogës së kapur në muajin shtator, ku një shqiptar ishte ai që drejtonte grupin. Media shkruan se Kadri Gjoci, të cilin e specifikojnë si 'baroni i drogës' nuk ia kishte idenë se hetuesit kishin kohë që dinin çdo lëvizje të tij dhe po e ruanin. 

BILD ka ndarë detaje nga “Operacionit Poseidon”. Më 27 shkurt, anija me kontejnerë u nis nga Callao (Peru) për të përfunduar në destinacionin: Hamburg. Ishte policia peruane ajo e cila mori një lajmërim dhe telefonoi BKA-në përmes linjave të provës. Gjigandi i kontejnerëve ishte nën monitorim gjatë gjithë udhëtimit prej 10,495 kilometrash.

'Poseidon'/ 'BILD' tregon si u arrestua 'baroni i
Biznesmeni italian Pasquale Bifulco

Anija e mallrave ankorohet në Hamburg më 30 gusht. Hetuesit specialë e shkëmbejnë pjesën më të madhe të kokainës me pluhur të bardhë të padëmshëm pa u vënë re. Kontejneri ngarkohet dhe drejtohet me kamion në Roterdam, ku do të shitet droga.

Porositësi i supozuar, një turk nga Këlni (58, i dënuar më parë me një gjobë të vogël), arrestohet nga oficerët elitë të policisë. Policia sekuestroi celularë, laptopë dhe para të gatshme. 

'Poseidon'/ 'BILD' tregon si u arrestua 'baroni i

Martina Link, Zëvendës-Presidente në Zyrën Federale të Policisë Kriminale tha: “Ka ende përpjekje të konsiderueshme për të kontrabanduar kokainë nga Amerika e Jugut në Gjermani ose vende të tjera evropiane. Këtë e tregojnë edhe sasitë e sekuestruara të drogës. Portat kryesore janë mbi të gjitha portet e Antëerp-it, Roterdamit dhe, siç sapo është bërë e dukshme, porti i Hamburgut.”

2.3 ton kokainë po mbahen në një dhomë provash të siguruara posaçërisht dhe asgjësohen pas gjykimit. Sipas prokurorisë publike çmimi i rrugës është rreth 30 euro për gram. Tregtarët do të kishin marrë rreth 70 milionë euro nëse do ta çonin deri në fund punën e tyre. 

Ky zbulim ishte më i madhi i kryer për drogën në Gjermani.

'Poseidon'/ 'BILD' tregon si u arrestua 'baroni i

Më 5 shtator u vunë në pranga katër anëtarë të grupit, ku i përfshirë ishte dhe biznesmeni italian Pasquale Bifulco dhe 28-vjeçari shqiptar, Kadri Gjoci. Bashkë me ta u arrestuan peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay (57) si dhe Elmer Cárdenas Ramírez (56), të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

operacioni poseidon kadri gjoci

Sondazh

Poll