Aktualitet

Ekstazi, kokainë e ketaminë/ Shkatërrohet grupi i drogërave të forta në Vlorë

Të tre janë arrestuar në Dhërmi pas kontrolleve që u janë bërë bërë.

13 Shtator 2022, 09:17 Nga F.M
Ekstazi, kokainë e ketaminë/ Shkatërrohet grupi i drogërave
Foto Ilustruese

VLORË- Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për tregti të drogërave të forta. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit bëhet me dije se janë kapur me kokainë, ketaminë dhe ekstazi. Të tre janë arrestuar në Dhërmi pas kontrolleve që u janë bërë bërë.

Njoftimi: Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. H., 31 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

-L. H., 24 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit më të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar ketaminë.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 23 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe ekstazi.

policia e vlores

Sondazh

Poll