Aktualitet

Shqiptari rrëshqet teksa ishte duke montuar një papafingo, pëson fraktura në gjunjë dhe në dorë

Incidenti në punë ndodhi mëngjesin e së hënës 12 shtator, pak para mesditës, në via Fratelli di Dio, Cernusco sul Naviglio (verilindja e Milanos).

13 Shtator 2022, 09:06 Nga d.a.
Shqiptari rrëshqet teksa ishte duke montuar një papafingo, pëson
foto ilustruese

ITALI- NMjë 52-vjeçar shqiptar është lënduar në vendin e punës pasi ishte duke montuar në një papafingo kur rrëshqiti dhe ra në një lartësi prej gati 4 metrash. 

Sipas mediave vendase, incidenti në punë ndodhi mëngjesin e së hënës 12 shtator, pak para mesditës, në via Fratelli di Dio, Cernusco sul Naviglio (verilindja e Milanos).

Në vendngjarje ka ndërhyrë ambulanca dhe policia lokale e Cernuskos ku nga përplasja në tokë, punëtori shqiptar, ka pësuar fraktura në kyçin e dorës dhe femurit. Ekipet e shpëtimit e transportuan atë me kod të verdhë në spitalin San Gerardo në Monza.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët vendas, burri punonte në një firmë nënkontraktore dhe kishte ndërmend të montonte te kati i ndërmjetëm, kur për arsye ende të paqarta u rrëzua duke bërë një fluturim 3/4 metra. Fatmirësisht gjendja e tij nuk është e rëndë dhe ka qenë në vetëdije në momentin e mbërritjes së ndihmës.

lendohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll