Aktualitet

Sulmi nga hakerat, Balluku: Navigimi ajror është i sigurtë, nuk mund të goditet

Balluku u shpreh se navigimi ajror në vend është një sistem i mbyllur dhe nuk mund të aksesohet nga jashtë.

13 Shtator 2022, 08:46 Nga F.M
Sulmi nga hakerat, Balluku: Navigimi ajror është i sigurtë, nuk
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se navigimi ajror nuk mund të preket nga ndonjë sulm i mundshëm kibernetik. E ftuar në emisionin “Noë” në “Euronews Albania”, Balluku u shpreh se navigimi ajror në vend është një sistem i mbyllur dhe nuk mund të aksesohet nga jashtë.

“Linjat ajrore nuk do t’i prishin. Navigimi ajror në Republikën e Shqipërisë nuk është një program i hapur, që ka interaktivitet me programe të tjera. Është një program totalisht i mbyllur. Duhet thënë që navigimi ajor në Republikën e Shqipërisë nuk është një sektor që mund të goditet nga hakerat. Është një sektor pa interaktivitet, është i mbyllur që nuk mund të aksesohet nga jashtë. Nuk ka një hapje nga e cila mund të aksesohet,”- tha Balluku.

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Por, hakerat tashmë po shesin të dhënat e TIMS.

belinda balluku

Sondazh

Poll