Politike

Balluku sqaron përllogaritjen për mesataren 800kw: Është bërë nga operatori i sistemit! Nuk do ketë ndërprerje të energjisë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se sot jo vetëm Shqipëria por gjithë Europa po përballet me krizën më të vështirë ebnergjitike të hasur ndonjëherë. 

12 Shtator 2022, 21:16 Nga e.k
Balluku sqaron përllogaritjen për mesataren 800kw: Është
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Eënergjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku sqaroi përllogaritjen e bërë për mesataren e 800 kw/H të vendosur nga qeveria, nga ku edhe nis ndryshimi i çmimit nga 9.5 në 11 lekë pa TVSH. E ftuar në "Euronews Albania", Balluku u shpreh se kjo është një përllogaritje e bërë nga një grup ekspertesh të sistemit të shpërndarjes. Po ashtu, Balluku tha se sot jo vetëm Shqipëria por gjithë Europa po përballet me krizën më të vështirë ebnergjitike të hasur ndonjëherë. 

Ndër të tjera zv.kryeministrja theksoi faktin se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë në vend.

PJESË NGA BISEDA:

Belinda Balluku: Nuk kam dëgjuar ekspertë që thonë që kasakada është e keqmenaxhuar por vetëm politikanë. 

Pyetje: Nëse sitruata do ishte kaq optimiste sa thoni ju..

Belinda Balluku: Jo jo nuk gjendemi në situatë optimiste, jemi në një nga krizat më të mëdha që ka njohur bota. Ndodhemi në një krizë shumë të thellë energjitike. Po punojmë që jo vetëm të plotësojmë nevojat e vendit por edhe do të eksportojmë.

Pyetje: Keni vendosur që të rritet çmimi për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kw?

Belinda Balluku: E para ne jemi akuzuar që nga fillimi që po bënim një gabim, ishim duke mbrojtur të gjithë abonentët, pa diferencuar  konsumin e nevojshëm nga konsumi i luksit. Kam dëgjuar politikanë dhe ekspertë që thoshin që me paratë e taksapaguesve të mbrohej dhe ata që kanë pishinat. I hymë një analize shumë të thellë, morëm të gjithë target grupeve e abontentëve, dhe dolëm në një rezultat, pasi bëmë  të gjithë ekspertizën se sa harxhon një familje për të gjitha pajisjet.  Madje janë futur dhe pajisje të tjera, që jo çdo familje i përdor. Është konsideruar që kondicioneri do përdoret çdo ditë.

Pyetje: I bie të paguajnë një çmim 4-5 herë më të lartë?

Belinda Balluku: 4%

Pyetje: Kush e ka bërë këtë llogaritje?

Belinda Balluku: Kjo llogaritje është bërë nga operatori i sistemit. Ne duhet të kemi të qartë që për familjet në nevojë po mbështeteten nga shteti. Gjithashtu po mbështet edhe qytetari i mesëm.

Pyetje: Po goditet shtresa e mesme?

Belinda Balluku: Kam dëgjuar dhe deputetë që njëherë thonin se po goditet shtresa e mesme, njëherë të varfërit. Ne duhet të kursejmë. Nuk ka të bëjë me paratë por me sasinë e energjisë në treg.

belinda balluku

Sondazh

Poll