Politike

A keni xhelozi për Berishën? Meta: Ne morëm iniciativën, kemi axhendën tonë

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta u pyet për aleancën me Berishën dhe që opozita nuk arriti dot të koordinojë as protestën e parë.

12 Shtator 2022, 21:45 Nga I.A
A keni xhelozi për Berishën? Meta: Ne morëm iniciativën,
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta thotë se protesta e nesërme e organizuar nga Partia e Lirisë, është e hapur për të gjithë, por pranoi se nuk ësthë organizuar sëbashku me PD-në.  I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta u pyet për aleancën me Berishën dhe që opozita nuk arriti dot të koordinojë as protestën e parë. Meta në fjalën e tij theksoi se raporti me Berishën është korrekt.

Ylli Rakipi: Përse PD nuk është organizatore bashkë me ju e protestës te inceneratori i Tiranës?

Ilir Meta: Dikush duhet të marrë iniciativën. Kemi patur prioritet këtë çështje me fakte dhe me prova. Aty vidhen paratë e taksapaguesve të Tiranës. Funksionon si një aferë kriminale. Është cështje shumë e rëndësishme. Është prioritet për ne. Ne vijojmë me këtë iniciativë, është e hapur për të gjithë qytetarët që e kanë këtë ndjeshmëri.

Ylli Rakipi: Cfarë aleance keni ju me zotin Bersisha. Duket sikur keni një xhelozi për protagonizëm se kush do ta ketë kreun e opozitës.

Ilir Meta: Unë jam kryetar i PL. Për këtë cështje, jemi shprehur të hapur të bisedojmë me cdo grup interesi dhe parti. Kemi axhendën tonë. Jemi të hapur për të koordinuar edhe me PD dhe forcat e tjera. Nuk ka vend për të shpikur diferenca apo protagonizmë.

Ylli Rakipi: Relacioni juaj me Berishën ku është?

Ilir Meta: Raporti me PD është ky që thashë, raporti me zotin Berisha është korrekt.

ilir meta

Sondazh

Poll