Politike

Sulmi në TIMS, Manjani: Nuk donim marrëveshjen me SHBA-në, tani të dhënat shiten për 900 dollarë

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se në vitin 2016, ambasada amerikane në vend ka kërkuar nënëshkrimin e një marrëveshje me qeverinë shqiptare, në mënyrë të ata të kishin akses në të dhënat e sistemit TIMS.

12 Shtator 2022, 20:55 Nga I.A
Sulmi në TIMS, Manjani: Nuk donim marrëveshjen me SHBA-në, tani
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar qeverinë shqiptare pas nxjerrjes në shitje të të dhënave të sistemit TIMS nga Irani për 900 dollarë. Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se në vitin 2016, ambasada amerikane në vend ka kërkuar nënëshkrimin e një marrëveshje me qeverinë shqiptare, në mënyrë të ata të kishin akses në të dhënat e sistemit TIMS.  

Postimi i Plotë: 

Si vjen puna. Në vitin 2016 Ambasada Amerikane kërkonte me insistim nënshkrimin e një marrëveshje me qeverinë Shqiptare, që të kishin akses në të dhënat e sistemit TIMs. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë në atë kohë refuzonin një marrëveshje të tillë, pikërisht për të garantuar sovranitetin e të dhënave që administron sistemi TIMs. Sigurisht këtu nuk përfshiheshin të dhëna specifike në kuadër të hetimeve në të dyja shtetet. Ja si vjen puna,këto të dhëna ti ofron Irani për 900 dollarë. Kaq vlejnë. 900 dollarë na vlen sovraniteti,shteti, Kushtetuta megjithë Republikën e Qeverisë. Dhe pika të na bjerë më mirë, përfshi dhe mua, që kërkonim mbrotje të dhënash dhe sovranitet Kushtetues! Në këtë sistem kuplara duam edhe Kushtetutë e Sovranitet. Pffff..!

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi.

ylli manjani irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll