Politike

Akuzat e Ramës për SPAK, përgjigjet Arben Kraja: Unë i jap të drejtë kujtdo që kritikon, ne vazhdojmë punën

Arben Kraja nuk la pa komentuar as ato të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se i jepte të drejtë kujdo që kritikonte, por shtoi se do të vazhdonte punën e tij. 

12 Shtator 2022, 21:06 Nga k.m.
Akuzat e Ramës për SPAK, përgjigjet Arben Kraja: Unë i jap
Artan Kraja

TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, shmangu çdo koment për akuzat që atij i vijnë nga politika. Në një intervistë për emisionin "Pa Censurë", Kraja nuk la pa komentuar as ato të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se i jepte të drejtë kujdo që kritikonte, por shtoi se do të vazhdonte punën e tij. 

Pjesë nga intervista e kreut të SPAK për emisionin “Pa Censurë”

Elona Meço: Në lidhje me punën tuaj, ju keni patur akuza shumë të forta nga kryeministri Rama se nuk po hetoni ata që ai i ka quajtur kampionë të korrupsionit të qeverisjes së shkuar. E ka fjalën edhe për zotin Berisha, edhe për zotin Metaj. Rama e ka quajtur këtë një turp të SPAK-ut. Ju si i përgjigjeni? 

Arben Kraja: Nuk dua të merrem me deklarata politike. Ne bëjmë punën tonë, vlerësojmë provat. Dikush na shan, dikush na lëvdon, kjo është çështje e tyre, bëjnë komentet e tyre

Elona Meço: Megjithatë, i jepni të drejtë kryeministrit, shikoni diçka që vlen tek kritikat e tij për SPAK? 

Arben Kraja: Unë i jap të drejtë kujtdo që kritikon SPAK me idenë e mirë për të punuar më mirë, kushdo të jetë, kryeministër apo qytetar i zakonshëm.

arben kraja edi rama

Sondazh

Poll