Politike

FOTOT- Bajram Begaj e shkarkoi, shfaqet për herë të parë në publik Edvin Shvarc

Por mes bashkëpunëtorëve të demokratit, u pikas edhe një figurë shumë e komentuar së fundmi, ajo e Edvin Shvarc. 

12 Shtator 2022, 19:42 Nga k.m.
FOTOT- Bajram Begaj e shkarkoi, shfaqet për herë të parë
Edvin Shvarc

TIRANË- Në bashkëbisedimin e sotëm, me figura të njohura politike dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në sheshin ‘Demokracia’ është përkujtuar Azem Hajdari. Por mes bashkëpunëtorëve të demokratit, u pikas edhe një figurë shumë e komentuar së fundmi, ajo e Edvin Shvarc. 

FOTOT- Bajram Begaj e shkarkoi, shfaqet për herë të parë
Pamje nga takimi

"Jemi mbledhur të kujtojmë një mik që na mungon prej gati çerek shekulli, shok të vyer, një hero i cili dha shembullin e tij dhe frymëzoi edhe studentët e tjerë duke i dhënë besim shokëve dhe shoqeve. Një shembull për atë që ngriti Bajramaj, mund të ketë bashkëpunim, shembulle dhe modele pozitive nga të dyja palët. Filli që i lidh studentët e dhjetori, shkurtit, etj., është ai që u përballën me diktaturën dhe për pak lanë edhe kokën sepse ishte një betejë për jetë a vdekje dhe nuk i dihej mbarimi. Ky fill është i pazgjidhshëm deri në fund të jetëve tona njëlloj kamaraderie, sikur ke qenë në luftën e parë botërore, ke ndihmuar shokun dhe shoqen, i ke dalë në krah, i ke nxjerrë shpatullën, shpinën, shkopave të gomës, ose të kanë fishkëllyer plumbat pranë veshit. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të ndajmë edhe përvojat të mira dhe të këqija. Ju uroj suksese se vetëm nga ju vjen ndryshimi", tha ai.

Kjo është dalja e parë e këtij të fundit, pasi u shkarkuar nga presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj nga detyra e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë, me pretendimin se nuk kishte përkthyer diplomën e tij në gjuhën shqipe.

edvin shvarc

Sondazh

Poll