Politike

“Pashë këmishën e gjakosur”, Rudina Hajdari rrëfen kujtimet për të atin: Çfarë më tha kur e plagosën në Kuvend

Rudina Hajdari tha se babai i saj guxonte dhe luftonte për tre arsye: Familjen, atdheun dhe lirinë. Po ashtu, ajo ka kujtuar edhe humbjen e truprojës të së atit, që u vra bashkë me deputetin, Besim Çerjan.

12 Shtator 2022, 18:58 Nga k.m.
“Pashë këmishën e gjakosur”, Rudina Hajdari
Rudina Hajdari

TIRANË- Rudina Hajdari ka kujtuar të atin e saj, deputetin e Partisë Demokratike, Azem Hajdarin. Në një takim të organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbi figurën dhe misionin e Azem Hajdarit, kur sot shënohet 24-vjetori i ndarjes së tij nga jeta, Rudina e ka kujtuar ndryshe të atin, duke përcjellë dhe një mesazh.

Ajo tha se babai i saj guxonte dhe luftonte për tre arsye: Familjen, atdheun dhe lirinë. Po ashtu, ajo ka kujtuar edhe humbjen e truprojës të së atit, që u vra bashkë me deputetin, Besim Çerjan.

"Besim Çerja është hero i heshtur. Shpesh herë nuk thuhen shumë gjëra për ta. Ai ishte shumë fjalëpak, e shoqëronte babanë kudo. Ishte fjalëpakë, i dashur, e njeriu më i pandarë për Azem Hajdarin. Një kujtim tjetër që dua të ndaj, se në fakt jemi në përkujtimore, në një ditë të bukur, kur isha e vogël, babi vinte dhe më merrte nga shkolla. Një ditë nuk erdhi. Erdhi një makinë dhe në sendilje pashë një makinë të gjakosur, aty mora vesh që babin e kishin plagosur në parlament. Gjëja e parë që tha ishte: Hë Rudina, ç'nota more sot? I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Në udhëtimet e mia në Shqipëri, kudo i kam gjetur shenjat e tij. Disa janë të rinj, edhe Azemi ishte i ri kur ngriti kryen ndaj atij regjimi. Është kënaqësi të rikthehemi këtu, pasi mendoj se ky shesh është nga më të shenjtët në Shqipëri, pasi solli shembjen e diktaturës. Disa në këtë shesh janë të rinj dhe Azemi ishte shumë i ri kur mori zemër dhe ngriti krye ndaj diktaturës. Kush e ka jetuar atë kohë, e di fare mirë se çfarë guximi duhej për tu përballur me regjimin në kushtet e një studenti të ardhur nga Tropoja. Kush e ka jetuar atë kohë e di fare mirë çfarë do të thotë, të organizojë studentët dhe të thoje ‘Poshtë Komunizmi’, ‘Liri demokraci’. Çfarë duhet të bëjmë ne sot, që të gjejmë atë guxim dhe të ndjekim atë rrugë. Në jetën time, kam deduktuar se Azemi vlerësonte dhe jetonte për tri gjëra, familjen, atdheun dhe lirinë. Ai e urrente komunizmin mbi çdo gjë tjetër. E dini pse, sepse komunizmi përdhosi familjen duke i vendosur kundër njëri-tjetrit. Komunizmi e përdori atdheun si lopë për ta mjelë dhe për të jetuar mirë vetëm një grusht njerëzish në bllok dhe duke zhytur një grusht njerëzish në varfëri. Komunizmi ua mohoi lirinë shqiptarëve të thjeshtë, i la pa fjalë, mendim dhe pronë. 

Ndaj ai u përkushtua që ato parimi ti kthente në piedestal për të gjithë shqiptarët. Kishte mundësinë të emigronte por zgjodhi të luftonte këtu. Nuk zgjodhi të bënte të mirën për familjen e tij, por për të gjithë. A nuk i ngjan Rilindja Komunizimit? A nuk po zaptojnë bregun si ata në Bllok dikur? Janë duke privuar lirinë e shqiptarëve, duke i përndjekur me patronazhistë, prapagandë, dhe inspektorë që godasin. Refuzoni nënshtrimin, mashtronim dhe investoni këtu në këtë vend. Jepni vlerë moshës që keni brenda jush,”- tha ajo.

rudina hajdari

Sondazh

Poll