Shefi i narkotikëve të Elbasanit "mori në qafë" specialisten, firmosi deklaratën e të kërkuarit, s'njoftoi as Prokurorinë
Aty Shpataraku ka marrë një deklaratë nga i shoqëruari në emër të specialistes Sovjona Kapllanaj, e cila ka firmosur pa ditur çfarë përmbante deklarata e tij. Kur në fakt, Filja ishte në kërkim për përshtatjen e lokalit për përdorim droge, neni 285/a i kodit të procedurës penale, e cila dënohet deri në 5 vite.
ELBASAN- Zbulohen detaje të reja nga pezullimi nga detyra i dy nënkomisarëve të policisë së Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i ndaluar nga Policia e Elbasanit është Endrit Filja. Ky i fundit është arrestuar nga pikërisht Ulian Shpataraku dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit.
Aty Shpataraku ka marrë një deklaratë nga i shoqëruari në emër të specialistes Sovjona Kapllanaj, e cila ka firmosur pa ditur çfarë përmbante deklarata e tij. Kur në fakt, Filja ishte në kërkim për përshtatjen e lokalit për përdorim droge, neni 285/a i kodit të procedurës penale, e cila dënohet deri në 5 vite.
Po ashtu, bëhet me dije se pasi kanë marrë dëshminë Filjas, asnjë nga dy efektivët nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar. Po ashtu, nuk e kishin raportuar as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve.
Si pasojë, sot Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka bërë me dije se nga detyra janë pezulluar nënkomisari Ulian Shpataraku, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj, 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.
Sondazh
Planet pas largimit nga SPAK, Arben Kraja tregon për të ardhmen
Arben Kraja TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka bër&eum...
Sulmi kibernetik nga 18 vende/ Hetimi për goditjen e TIMS, sistemi ende i ngadaltë
Foto ilustruese Megjithëse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë ato nuk jan&eu...
'Kriminelët në ‘ditë feste’/ Kronika që 'mërziti' kryeministrin dhe ministrin Çuçi
Foto ilustruese TIRANË- "Sistemi TIMS, të kërkuarit në ‘ditë feste’/Sulmi kibernetik ende mban ‘peng’ pika...
Sistemi TIMS rikthehet pas sulmit kibernetik, Çela: Jemi kthyer në normalitet
Ardian Çela TIRANË- Sistemi TIMS është rikthyer në punë në të gjitha pikat kufitare. Këtë gjë e ka...
Pezullohen dy nënkomisarët në Elbasan, firmosën deklaratën e të kërkuarit dhe e liruan
Foto ilustruese ELBASAN- 2 nënkomisarë të Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se kanë l&...
ME VD- Momenti i SIKLETSHËM, Rudina Hajdari i ngatërron emrin folësit, e kërkon në turmë
Pamje nga takimi TIRANË- Rudina Hajdari duket se është përfshirë nga emocionet në bashkëbisedimin që po mbahet n&eu...
Fshehu makinën e vrasjes së 'Ilit'? Murat Juba: S’kam asnjë lidhje me Dumanin, isha në Itali tek djemtë
Nuredin Dumani PEQIN- Murat Juba, 71-vjeçari nga fshati Karinë i Peqinit, ka hedhur poshtë çdo dyshim të arsyeshëm se n&...
Tenderi/ Rikontruksioni i rrugëve në Mallakastër, Salillari fiton edhe pse ofroi 120 mijë euro më të shtrenjtë
Mallakaster MALLAKASTTËR- Bashkia e Mallakastrës ka dhënë një tender për rikonstruktim rrugë një kompanie që k...
Covid, MSH: 1 humbje jete dhe 17 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Covid TIRANË- Një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Në bilancin e Ministrisë së Shë...
VD- “Fëmijët qanin nga frika!”/ Shqiptarëve u çahet gomonia drejt Anglisë, shmanget tragjedia
Pamje nga videoja TIRANË- Një tragjedi është shmangur në kanalin që ndan Britaninë e Madhe nga Franca, ku po udhëto...
