Aktualitet

Sistemi TIMS rikthehet pas sulmit kibernetik, Çela: Jemi kthyer në normalitet

Po ashtu ai ka sqaruar se të gjitha regjistrimet që janë bërë me dorë në kohën që sistemi TIMS kishte rënë, do të hidhen tashmë në sistem. 

12 Shtator 2022, 20:38 Nga I.A
Sistemi TIMS rikthehet pas sulmit kibernetik, Çela: Jemi kthyer në
Ardian Çela

TIRANË- Sistemi TIMS është rikthyer në punë në të gjitha pikat kufitare. Këtë gjë e ka bërë të ditur shefi i Kufirit në Rinas Ardian Çela në një intervistë për Tv Klan. Çela ka deklaruar se gjendja tashmë është kthyer në normalitet dhe se në aeroport po punohet me 24 sportele gjithsej. Po ashtu ai ka sqaruar se të gjitha regjistrimet që janë bërë me dorë në kohën që sistemi TIMS kishte rënë, do të hidhen tashmë në sistem. 

"Gjendja është kthyer në normalitet. Po punojmë me 12 sportele në dalje dhe 12 në hyrje. Pajisjet po punojnë normalisht. Kemi rreth 12 mijë pasagjerë në 24 orët e fundit. Gjendja është kthyer në normalitet. Vonesat që mund të ketë janë të padëmshme, pasi nuk ka pasur humbje të avionëve. Gjendja është përballuar më së miri. Të gjithë personat që janë regjistruar me regjistra do të hidhen në sistemin TIMS. Tani jemi në fundit e sezonit turistik dhe të gjithë po punojmë me turn të plotë, për të mos patur vonesa," tha Çela. 

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi.

ardian Çela irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll