Aktualitet

Tenderi/ Rikontruksioni i rrugëve në Mallakastër, Salillari fiton edhe pse ofroi 120 mijë euro më të shtrenjtë

Kjo ka ndodhur për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat Dukas, Visokë, Greshicë, Mollaj. 

12 Shtator 2022, 17:28 Nga I.A
Tenderi/ Rikontruksioni i rrugëve në Mallakastër, Salillari fiton
Mallakaster

MALLAKASTTËR- Bashkia e Mallakastrës ka dhënë një tender për rikonstruktim rrugë një kompanie që ka kërkuar rreth 300 milionë lekë më shumë se sa oferta më e ulët. Kjo ka ndodhur për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat Dukas, Visokë, Greshicë, Mollaj. Fondi limit i kësaj procedure është 116,565,167 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Tenderi/ Rikontruksioni i rrugëve në Mallakastër, Salillari fiton

Ndërkohë që sipas dokumenteve të tenderit, ku kanë marr pjesë 10 kompani në garë, del që fitues është shpallur Salillari me ofertë 107,668,350 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë me TVSH. Madje diferenca më e thellë mes Salillarit dhe firmës me ofertën më të ulët shkon në rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. 4 operatorë të tjerë që kanë paraqitur një ofertë shumë më të ulët se ai por nga autoriteti kontraktues janë skualifikuar. Në një nga argumentet bashkia e Mallakastrës ka renditur ofertën anomalisht të ulët, duke nënkuptuar se nuk kishte garanci se çmimet e ofruara ishin reale. 

Tenderi/ Rikontruksioni i rrugëve në Mallakastër, Salillari fiton

Nga 10 kompani, 4 nuk u besuan, nga 6 të mbetura, për 3 prej tyre pretenduan se kishin probleme me kriteret, kështu që edhe pse oferta ka qenë më e lartë sesa fondi limit, Bashkia i ka "besuar" Salillarit. Mesa duket, çmimet e larta, ofrojnë besim se puna do të kryhet, edhe pse në të kundërt shteti ka të drejtë të padisë kompaninë që nuk i përmbahet marrëveshjes.  

Por tashmë Salillari ka probleme të tjera, pasi ditë më parë, biznesmenit iu konfiskua pallati në zonën e Farkës, pasi sipas qeverisë është pa leje. Por kostoja e pallatit duket se është kompesuar, pasi biznesmeni ka marrë një tjetër tender. 

salillari bashkia mallakaster

Sondazh

Poll