Pezullohen dy nënkomisarët në Elbasan, firmosën deklaratën e të kërkuarit dhe e liruan
Ata dyshohet se nuk i kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.
ELBASAN- 2 nënkomisarë të Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se kanë lënë t'u ikë nga "duart" një i shumëkërkuar nga Policia. Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka bërë me dije se nga detyra janë pezulluar nënkomisari Ulian Shpataraku, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj, 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i ndaluar nga Policia e Elbasanit është Endrit Filja. Ky i fundit është arrestuar nga pikërisht Ulian Shpataraku dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit. Aty Shpataraku ka marrë një deklaratë nga i shoqëruari në emër të specialistes Sovjona Kapllanaj, e cila ka firmosur pa ditur çfarë përmbante deklarata e tij. Kur në fakt, Filja ishte në kërkim për përshtatjen e lokalit për përdorim droge, neni 285/a i kodit të procedurës penale, e cila dënohet deri në 5 vite.
Po ashtu, bëhet me dije se pasi kanë marrë dëshminë Filjas, asnjë nga dy efektivët nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar. Po ashtu, nuk e kishin raportuar as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve. Gjë që mund t'u kushtojë edhe detyrën.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan - Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë: – Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan; – Nënkomisare S.K., 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.
Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Dje, Forcat 'Shqiponja' zhvilluan një operacion në qytetin e Elbasanit së bashku me Policinë e këtij qyteti, ku edhe zbarkuan në lagjen "Syrja Dylgjeri". U bë me dije se po kërkohej për një emër konkret, por ende as sot nuk është mësuar se për kë bëhej fjalë. Por duket se me ndihmën e "të infiltruarve" të tij në Polici, ia doli që t'i shpëtonte operacionit. Problemin e dekonspirimit të operacioneve e ngriti për herë të fundit ish-kryepolici Gledis Nano, për të cilin pati një koment edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ky i fundit paralajmëroi hetime, ku sipas tij, do të përfshihej edhe vetë Nano.
Sondazh
ME VD- Momenti i SIKLETSHËM, Rudina Hajdari i ngatërron emrin folësit, e kërkon në turmë
Pamje nga takimi TIRANË- Rudina Hajdari duket se është përfshirë nga emocionet në bashkëbisedimin që po mbahet n&eu...
Fshehu makinën e vrasjes së 'Ilit'? Murat Juba: S’kam asnjë lidhje me Dumanin, isha në Itali tek djemtë
Nuredin Dumani PEQIN- Murat Juba, 71-vjeçari nga fshati Karinë i Peqinit, ka hedhur poshtë çdo dyshim të arsyeshëm se n&...
Tenderi/ Rikontruksioni i rrugëve në Mallakastër, Salillari fiton edhe pse ofroi 120 mijë euro më të shtrenjtë
Mallakaster MALLAKASTTËR- Bashkia e Mallakastrës ka dhënë një tender për rikonstruktim rrugë një kompanie që k...
Covid, MSH: 1 humbje jete dhe 17 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Covid TIRANË- Një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Në bilancin e Ministrisë së Shë...
VD- “Fëmijët qanin nga frika!”/ Shqiptarëve u çahet gomonia drejt Anglisë, shmanget tragjedia
Pamje nga videoja TIRANË- Një tragjedi është shmangur në kanalin që ndan Britaninë e Madhe nga Franca, ku po udhëto...
Elbasan, mbyllet një shkollë/ Në fshatin Seltë nuk ka asnjë fëmijë që të shkojë në shkollë
Foto ilustruese Shkolla e fshatit Seltë në Elbasan nuk i hapi dyert këtë vit shkollor pasi nuk u regjistrua asnjë nxënës...
Ukraina: Forcat ruse po pësojnë “disfatën më të rëndë” që pas zmbrapjes nga Kievi
Ukrainë UKRAINË- Zyrtarë ukrainas thonë se forcat e tyre, me ofensivën e nisur së fundi, i kanë shkaktuar disfatën ...
Analiza e BIRN: Dosjet e kyçura në SPAK, 2 vjet vendnumëro në hetimin e zyrtarëve të lartë
Olsian Çela, Arben Kraja dhe Artur Metani Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u themelua në...
Kishte fshehur 100 kg drogë në garazhin e shtëpisë, arrestohet shqiptari në Itali! Dyshohet se është një nga krerët e grupit
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Polics&e...
Tentoi të përdhunonte një grua, dënohet me 4 vite burg i riu shqiptar. Iku nga Italia dhe u fsheh në Greqi
Foto ilustruese ITALI- Dënohet me 4 vite burg një shqiptar në Itali. Një 21-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk &eum...

