Aktualitet

Covid, MSH: 1 humbje jete dhe 17 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 13 pacientë. Janë 6419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

12 Shtator 2022, 17:14 Nga I.A
Covid, MSH: 1 humbje jete dhe 17 infektime të reja gjatë 24 orëve
Covid

TIRANË- Një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 176 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 13 pacientë. Janë 6419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH-s:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 176 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki: 6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarë në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë. Janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeç. Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 172
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 176
Testime totale 1,970,552
Raste pozitive 329,907
Raste të shëruara 324,964
Raste Aktive 1,357
Humbje jete 3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 601
Shkodër 167
Durrës 131
Elbasan 121
Fier 76
Vlorë 63
Gjirokastër 57
Korçë 44
Berat 41
Lezhë 28
Dibër 25
Kukës 3

covid ne vend bilanci i covid ne vend

Sondazh

Poll