Politike

SHERRI I PLOTË/ Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Rakip Suli u shfaq në ambientet e sportelit të bashkisë Kamëz menjëherë pasi deputetja Erisa Xhixho mbërriti për të dorëzuar peticionin e firmosur nga prindërit e nxënësve.

12 Shtator 2022, 17:24 Nga k.m.
SHERRI I PLOTË/ Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për
Erisa Xhixho dhe Rakip Suli

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dorëzoi peticionin e prindërve të shkollës “Ibrahim Basha” në Bashkinë Kamëz, të cilët kërkojnë ndërtimin e institucionit arsimor. Sipas saj, mospërfundimi i ndërtimit në afat u ka shkaktuar vështirësi në përballimin e kostove të transportit të fëmijëve banorëve të zonës. Këta të fundit pretendojnë që prej marsit, nuk ka patur më punime në shkollë dhe nuk ka asnjë afat për tenderimin e projektit, duke kërkuar kështu edhe një dëgjesë publike me kryebashkiakun Rakip Suli.

Ky i fundit u shfaq në ambientet e sportelit të bashkisë Kamëz menjëherë pasi deputetja Erisa Xhixho mbërriti për të dorëzuar peticionin e firmosur nga prindërit e nxënësve. Një veprim i tillë shkaktoi debat mes deputetes dhe kryetares së bashkisë, Rakip Suli, i cili pretendoi nga ana e tij se ishte Bashkimi Europian, financuesi kryesor i shkollës dhe jo Bashkia e Kamzës. Por nuk iu nda edhe debatit politik me Xhixhon, e cila edhe pse e ftoi disa herë në dëgjesë me qytetarët, nuk mori një përgjigje pozitive. 

PJESË NGA DEBATI MES TYRE: 

Rakip Suli: Hajde regjistroi
Erisa Xhixho: Do më vish në dëgjesë me qytetarët që t'i sqarosh. Unë jam tek pullë
Rakip Suli: Unë të pres në orën
Erisa Xhixho: Unë të ftova në orën 08:00. Kur do bëhet shkolla? Dua një afat. Të shkretët paguajnë nga 30 mijë lekë. Unë të ftova në orën 8, ata të gjithë do i sjellin. Do bëjmë një dëgjesë me qytetarët, që të sqarojmë të gjithë.
Rakip Suli: Nuk e bën bashkia tenderin. E bën Bashkimi Europian
Erisa Xhixho: Po, shumë mirë.
Rakip Suli: Mos mashtro!
Erisa Xhixho: Ku mashtrova? Pse taksat e qytetarëve europianë të duken pa vlerë? Tani fajin e ka BE-ja?
Rakip Suli: Mos mashtro atje.
Erisa Xhixho: Deklaratat e mia i ke publike. Tani një dëgjesë publike me qytetarët do e bëjmë apo jo?
Rakip Suli: BE ka bërë një procedurë, kompania që ka fituar *nuk kuptohet fjalia e plotë
Erisa Xhixho: Ka pasur për ndërtuesit akt normativ në mars. A do bëjmë një dëgjesë?
Rakip Suli: Me LSI? është ngopur populli me ju
Erisa Xhixho: Edhe me ju
Rakip Suli: Me mua? Asnjëherë! Si e ka emrin lagja njëherë? Ti nuk i di emrin lagjes, vjen këtu dhe kërkon.
Erisa Xhixho: Më jep pak protokollin, ti mendon se më komplekson ti mua. Unë nuk jam banore e Kamzës, por jam deputete e Shqipërisë. Mos u shqetëso fare. Unë dua një dëgjesë që të sqaroj qytetarët. Nuk po bëj politikë. Do të shohësh makinën time? Hajde! 500, naftë, 1.2. Po se e kam dhe të kuq në fakt. Ç'të bëjmë tani? O zotëri kam 10 vjet pedagoge, kam mbaruar jashtë. Kështu që...

Në shkollën "Ibrahim Basha" shkojnë 900 fëmijë, të cilët dëtyrohen që të shkojnë në shkolla të tjera që janë rreth 1 orë larg. Banorët ankohen për mosrespektimin e afateve të ndërtimit, duke theksuar se Bashkia e Kamzës nuk u paguan transportin.

shkolla ibrahim basha erisa xhixho rakip suli

Sondazh

Poll