Aktualitet

Kishte fshehur 100 kg drogë në garazhin e shtëpisë, arrestohet shqiptari në Itali! Dyshohet se është një nga krerët e grupit

Ai u dërgua në burgun Don Bosco në Pizë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për hetimin e mëtejshëm të çështjes. Sipas autoriteteve shqiptari dyshohet të jetë një nga krerët kryesore të një rrjeti shpërndarësish droge.

12 Shtator 2022, 16:24 Nga e.k
Kishte fshehur 100 kg drogë në garazhin e shtëpisë,
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policsë Italiane pasi në garazhin e shtëpisë iu gjetën 100 kg drogë. 

Sipas Policisë droga ishte e llojeve të ndryshme e ndarë në hashash, marijuanë dhe kokainë. Ai u arrestua në flangrancë ndërkohë që Policia gjeti dhe drogën e fshehur.

Ka qenë qeni i Policisë ai që ka marrë "në qafë" shqiptarin. Në momentin që qeni anti-drogë i është afruar derës së garazhit ka nuhatur erën e fortë të drogës së fshehur brenda tij.

Ai u dërgua në burgun Don Bosco në Pizë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për hetimin e mëtejshëm të çështjes. Sipas autoriteteve shqiptari dyshohet të jetë një nga krerët kryesore të një rrjeti shpërndarësish droge.

itali policia italiane

Sondazh

Poll