Art&Argëtim

NJOFTIMI qesharak i QKK: Ky është filmi shqiptar që do kandidojë në 'Oscars 2023'

Filmi ka skenarin dhe regjinë e Gentian Koçit dhe është prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”.

11 Shtator 2022, 08:35 Nga A.B
NJOFTIMI qesharak i QKK: Ky është filmi shqiptar që do
Filmi

TIRANË- Filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” ( A cup of coffee and new shoes on) do përfaqësojë Shqipërinë në çmimet Oscars 2023. Kështu njofton Qendra Kombëtare e Kinematografisë e cila përmes një njoftimi të bërë në 'Facebook' shkruan se mes disa kandidaturave, ky film u zgjodh për të qënë në garë në kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (çmimet Oscar). 

Edhe pse QKK e zbulon me krenari filmin kandidat për këtë ceremoni, në dukje nuk është çdo gjë kaq e thjeshtë. Një film i huaj do shumë peripecira për të kaluar deri në atë fazë sa të shpallet zyrtarisht një film kandidat për çmimin e madh 'Oscar'. Sipas rregullores, Nominimet e filmave ndërkombëtarë do të përcaktohen në dy raunde votimi e më pas do ketë perzgjedhje në mesin e 15 kandidaturave.

'Komiteti Paraprak Ndërkombëtar i Filmit me metrazh të gjatë do të shikojë aplikimet e pranueshme nëkategorisë dhe nis votimin e fshehtë për të prodhuar një listë të ngushtë prej pesëmbëdhjetë filmash, dhe Komiteti Ndërkombëtar i nominimit të filmit artistik duhet të shikojë pesëmbëdhjetë filmat e përzgjedhur në listën e ngushtë dhe votoni me votim të fshehtë për të përcaktuar pesë kandidatët e kategorisë.'

NJOFTIMI qesharak i QKK: Ky është filmi shqiptar që do

Pra, filmi 'Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur' nuk duket se e ka rrugën kaq të shkruar me 'petale' siç QKK e shpall. Do duhet të kalojë disa raunde dhe procedura që të jetë zyrtarisht kandidatura e Shqipërisë për 'Oscars'.

Filmi ka skenarin dhe regjinë e Gentian Koçit dhe është prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”. Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.

“a cup of coffee and new shoes on” gentian koci shqiperia ne oscars oscars

Sondazh

Poll