Politike

VD-Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin, për ty jam zonja Tabaku!

Tabaku iu drejtua Ahmetajt, duke i thënë me ironi se mund t'ia lironte karrigen për të drejtuar komisionin.

12 Shtator 2022, 12:37 Nga A.B
VD-Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj
Jorida Tabaku

TIRANË- Gjatë komisionit për Integrimin Europian, kryetarja e saj, Jorida Tabaku nuk toleroi sjelljen e asnjërit, e sidomos të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajn. Tabaku iu drejtua Ahmetajt, duke i thënë me ironi se mund t'ia lironte karrigen për të drejtuar komisionin. Këtë e refuzoi Ahmetaj duke iu drejtuar deputetes së PD-së në emër. Tabaku i bëri të ditur se asaj duhet t'i drejtohet me 'zonja Tabaku'. 

DEBATI:

Jorida Tabaku: O Ahmetaj unë e kuptoj që e ke me shumë qejf këtë komision, po deshe mund ta lë vendin që ta drejtosh

Ahmetaj: Jo Jorida, nuk dua.

Tabaku: zonja Tabaku për ju, patjetër po.

jorida tabaku arben ahmetaj

Sondazh

Poll