Politike

VD-Veliaj tregon para gjimnazistëve idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel me 5 yje

Godina e gjimnazit 'Sami Frashëri' për kryebashkiakun Erion Veliaj përngjan me një hotel luksoz.

12 Shtator 2022, 13:33 Nga a.b;f.m
VD-Veliaj tregon para gjimnazistëve idenë e tij për një
Erion Veliaj

TIRANË- Nëse standartet që duhet të ketë një shkollë e mirë maten me nivelin e mësimdhënies, laboratorët e nevojshme, aktivitetet në të cilat angazhohen nxënësit apo mesatarja në fund të vitit, për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj nuk ndodh kështu.

I pranishëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në ditën e parë të shkollës për gjimnazistët, Veliaj parashtroi idenë e një shkolle të mirë. Për të, godina që nxjerr brezat e rinj që vulosin të ardhmen e vendit, duhet të jetë e përfartë me një hotel me ‘5 yje’, por pa krevat.

'Ka vend nëpër banka. Po bënim shaka me ministren, duket si hotel me 5 yje. Ju duhen 2-3 javë të zbuloni ku janë gjërat se është ambient kaq i madh. Do zbuloni gjëra të tjera. Kam përshtypjen se e vetmja gjë që nuk ka është krevati, te ky hoteli me 5 yje po jam i sigurtë që do na nderoni. Se kur vendi ka shumë nevojë bëhen, asgjë nuk është kryevepër,'- tha Veliaj.

Shkolla 'Sami Frashëri' ka përplasur opozitën e maxhorancën. Përplasja mes deputetes së PD-së, Jorida Tabakut e kryebashiakut Erion Veliaj nisi para dy viteve kur nisi puna për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Replikat kanë përfunduar para gjykatës pasi kryebashkiaku e ka paditur deputeten e opozitës për shpifje. Tabaku denonconte gjithë kohës së ndërtesa e vjetër ishte shembur pa asnjë plan pasi nuk kishte pësuar dëme nga tërmeti e se gjithçka po bëhej për të favorizuar kompaninë që do ndërtonte projektin. Ndërsa Veliaj pretendonte se shkolla nuk ishte e përshtatshme për të zhvilluar më mësim pasi rrezikonte jetën e nxënësve për shkak të dëmeve që sipas tij kishte marrë nga tërmetet që tronditën Shqipërinë.

erion veliaj shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll