Bota

Pse po ngutet Perëndimi për marrëveshje Kosovë-Serbi? Vuçiç: Mos na detyroni të bërtasim në kupë të qiellit

Po ashtu, kreu i shteti serb tha se askush nuk dëshiron një konflikt të ri në Ballkan.

12 Shtator 2022, 15:46 Nga k.m.
Pse po ngutet Perëndimi për marrëveshje Kosovë-Serbi?
Aleksandër Vuçiç

LUBJANË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar marrëdhëniet e vendit të tij me Kosovën. Në një konferencë me gazetarët pas takimit të Bërdo-Brijonit, Vuçiç tha se perëndimi po ngutet për marrëveshje Kosovë-Serbi pasi duan që t’ia pamundësojnë presidentit rus Vladimir Putinit përdorimin e Kosovës si argument për luftën e nisur në Ukrainë.

Po ashtu, kreu i shteti serb tha se askush nuk dëshiron një konflikt të ri në Ballkan.

“Do të ketë shumë ardhje dhe largime të ekspertëve të ndryshëm për dy gjëra: askush nuk dëshiron një konflikt të ri në Ballkan, kjo është një gjë, dhe tjetra që njerëzit e nënvlerësojnë, dhe kjo është e vërteta, ata duan të marrin argumentin e Kosovës nga duart e (Vladimir) Putinit, të cilin ai e përdori në bisedimet me fuqitë perëndimore dhe do të thoshte: ‘Nëse ju mund të krijoni një precedent me Kosovën, mundem edhe unë. Ky është thelbi pse nxitojnë. Nuk është e lehtë, por ne duam të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Mos na detyroni të gëzohemi dhe të bërtasim në kupë të qiellit se dikush pranoi të tërheqë njohjen e të ashtuquajturës Kosovë,"- tha presidenti i Serbisë.

Pas samitit, për shkak të mospajtimeve, deklarata e përbashkët e presidentëve të rajonit nuk është miratuar, megjithatë dritë e gjelbër iu dha disa konkluzioneve, mes tyre, liberalizimi i vizave për Kosovën dhe dhënia e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën. Ndërkohë, u kërkua nga Bashkimi Evropian që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor për krizën energjetike dhe sigurimin e ushqimit.

aleksandër vuçiç samiti i berdo-brijonit

Sondazh

Poll