Bota

Putin i zemëruar nga humbje në Ukrainë, shkarkon gjeneralin, kishte vetëm 16 DITË në detyrë

Mediat raportojnë se presidenti rus ka shkarkuar nga detyra gjeneral-lejtnant Roman Berdnikov për shkak të dështimit të forcave ruse për të mbajtur pjesë të mëdha të territorit ukrainas në ditët e fundit.

12 Shtator 2022, 16:05 Nga k.m.

 

Putin i zemëruar nga humbje në Ukrainë, shkarkon gjeneralin,
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë vetëm 16 ditë pasi u emërua, për shkak të humbjeve që po pësojnë forcat ruse në Ukrainën lindore.

Mediat raportojnë se presidenti rus ka shkarkuar nga detyra gjeneral-lejtnant Roman Berdnikov për shkak të dështimit të forcave ruse për të mbajtur pjesë të mëdha të territorit ukrainas në ditët e fundit. Në kundërsulmin e forcave ukrainase, trupat ruse u shtynë pothuajse në kufi dhe dyshohet se lanë pas tanke, armë dhe furnizime.

Disa burime perëndimore pohojnë se ushtarët rusë u larguan nga pozicionet e tyre, duke lënë pas edhe rrobat e trupit.

Sipas Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, gjenerallejtënant Berdnikov u emërua komandant i Forcave të Armatosura Perëndimore më 26 gusht 2022. Megjithatë, koha e tij në krye të detyrës së re duket se ka qenë jetëshkurtër, me inteligjencën ukrainase që pretendon se Putini e shkarkoi atë për situatën në Kharkiv. Por nuk ka ka asnjë konfirmim nga Kremlini.

Lajmi për shkarkimin e tij pasoi raporte të pakonfirmuara nga Ukraina në qershor se ai u vra gjatë luftimeve në Donbass, Ukrainë.

roman berdnikov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll