Politike

VD-Sulmi nga Irani/ Salianji dhe Noka kërkojnë seancë dëgjimore me Ramën, SHISH dhe AKSHI-in

Deputetët kërkuan që në ditët në vijim të zhvillohet një seancë më e gjerë që lidhet me këtë çështje. 

12 Shtator 2022, 11:46 Nga A.B
VD-Sulmi nga Irani/ Salianji dhe Noka kërkojnë seancë
Nasip Naco, Ervin Salianji dhe Flamur Noka

TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar informacion nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit për sulmet që i ndodhën sistemeve TIMS në vend. Gjatë komisionit, Salianji dhe Noka deklaruan se duhen analizuar të gjitha problematikat që çuan në këtë ngjarje. Ato kërkuan që në ditët në vijim të zhvillohet një seancë më e gjerë që lidhet me këtë çështje. 

Po ashtu, ata kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e SHISH dhe AKSHI.

DEKLARATAT:

Ervin Saljanji: Duke qenë në një sulm nga një shtet i huaj, ne e dënojmë sulmin kriminal nga një shtet i huaj, por si komision siguri besoj duhet të biem dakord që mos e bëjmë vetëm ne si opozitë një kërkesë për të pasur në këtë komision, kreun e SHISH, AKSHI-n apo përfaqësues nga qeveria, ministri i Mbrojtjes mbase në një seancë tjetër apo edhe kryeministri për t’u informuar për një çështje që është agresion ndaj shtetit dhe nuk mundet që komisioni më i rëndësishëm dhe i vetmi për sigurinë kombëtare të mos ketë asnjë informacion deri më sot. duhet thënë që sipas Microsoft një sulm i nisur që vitin e kaluar, duhet parë sesa të ekspozuar dhe të paaftë jemi ne dhe ku mund të ndihmojë ne nëse duhet që shteti shqiptar mos kthehet në një hallkë e dobët e aleancës euroatlantike. Kështu që kërkoj edhe dakordësinë tuaj për të pasur një seancë të gjatë me krerët e institucioneve për këtë çështje sensitive dhe ndër më të rëndësishmet që ka kaluar Shqipëria.

Nasip Naco: Unë bashkohem me ju për kërkesën e bërë. Është çështjeje sensistive, jo për të bërë politikë. Kjo është dita për të qenë të gjithë bashkë.

Flamur Noka: Duhet të analizojmë problematikat pse u ndodhëm pa përgatitur. Si u shkaktua kjo situatë, Kemi kaluar në komision kontrata me vlera të mëdha që garantonin mbrojtjet nga sulmi. Fakti janë kontrata që kapin shifra 195 milion euro, përsëri sistemi është i sulmueshëm dhe i hakeureshëm. Ka nevojë të jepen shpjegimet ku shkuan këto para, a mos u bënë rrush e kumbulla. Duhet të filloj nga AKSHI, ministrinë e të gjitha institucionet përgjegjëse.

Nasip Naco: Jam dakord për dhënien e informacionit.

 

komisioni i sigurise irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll