Politike

VD-Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama u shpreh se mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standartet më të mira bashkëkohore.

12 Shtator 2022, 09:43 Nga A.B
VD-Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh,
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se po diskutohet nga Qeveria për të futur gjuhën shqipe në çdo nivel arsimi. Gjatë Kongresit të Arsimit, Rama u shpreh se mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standartet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësi dhe prosporitet. Po ashtu, Rama kërkoi që gjuha shqipe të futet në sistem si provim, njëjtë siç bëhet dhe me gjuhën angleze.

'Ka kaluar një shekull nga Kongresi i Manastirirt. Ne jemi këtu në një kongres që është shumë modest për nga pesha, sesa kongresi i Manastitir, por që në thelbin e vet, ka të njëjtin shqetësim. Pra përparimin e Kombit Shqiptar. Mësimi i Shqipes dhe arsimi ishte mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë. Ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi i me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësi dhe prosperitet. Po nga se do e mbrojmë gjuhën shqipe. Përgjigja është shumë e thjeshtë. Është konsum marramendës për të komunikuar. Dhe distanca është zeruar. Besoj që na takon të gjejmë mënyra dhe kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për të forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ që është përfshirë gjithë bota dhe padyshim që edhe ne jemi thellësisht të përfshirë.

Gjuhën Shqipe duhet ta fusim në çdo nivel të arsimimit. Duhet ta diskutojmë futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel arsimor. Është mirë që kemi sistem të provimit të anglishtes, por është mangësi që s’kemi po të njëjtin sistem për gjuhën tonë amëtare. Futja e abetares së unifikuar është një gur themeli.'- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll