Politike

Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, DASH: Do bëjmë përgjegjës aktorët keqdashës

SHBA dënon më forcë sulmin e bërë ndaj Shqipërisë. 

12 Shtator 2022, 10:23 Nga A.B

Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, DASH: Do bëjmë

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, që ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri. Në atë mesazh, deklarohet se SHBA dënon më forcë sulmin si dhe do vijojë punën për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. 

Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, DASH: Do bëjmë

'Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Prej tre ditësh pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit. Sot, autoritetet shqiptare kanë kontroll të plotë në sistemet TIMS në vend. 

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll